Futboll Sport

E PABESUESHME/ Adnan Januzaj thumbon Shaqirin dhe Xhakën për festimet e tyre

Sulmuesi Adnan Januzaj shkëlqeu në ndeshjen e së enjtes kundër Anglisë, i cili shënoi golin fitores 1-0, për të kërkuar statusin e tij si një lojtar i rëndësishëm te Belgjika. “Gjithmonë kam pasur kritika në skuadrat ku kam qenë dhe ishte e vështirë të provoja cilësitë e mia, por pas një viti e gjysmë, sidomos pas sezonit të fundit, unë jam kthyer, tani jam më i pjekur në të gjitha aspektet”, tha ai. Goli i shënuar nga Januzaj kundër Anglisë i siguroi vendin e parë të grupit Belgjikës. “Ishte një gol i bukur, por sidomos i rëndësishëm, sepse na dha fitoren. Qëllimi im është të ofrojmë më shumë, kemi grumbulluar nëntë pikë, kemi fituar dhe kjo na jep besim, gjë që më bëri të lumtur të shënoj me ekipin kombëtar” tha Januzaj, i cili debutoi në këtë ndeshje në Kupën e Botës në Rusi. Januzaj ka rrënjët kosovare, por asnjëherë nuk e mendon të festojë me shqiponjën si Xhaka dhe Shaqiri. “Ishte një gol emocional, prandaj zgjodha të festoja me shokët e ekipit dhe tifozët. Kemi futbollin dhe politikën, këto janë dy botë të ndara”.

Lojtari i Real Sociedad i bën thirrje shokëve të ekipit për të patur kujdes para një rivali të fortë. “Japonia kishte një fazë të mirë në grup, ata mundën Kolumbinë dhe në fakt, Anglia mund të ketë probleme me kolumbianët. Ne njohim disa lojtarë nga Japonia dhe ne e dimë se duhet të jemi mendërisht të fortë për t’i mundur”, shtoi ai. Në çerekfinale, Belgjika mund të përballet me Brazilin nëse këta të fundit mposhtin Meksikën. “Brazili është një ëndërr, kur ti shkon në Kupën e Botës dëshiron të luash kundër skuadrave të mëdha, por gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm sepse Meksika është gjithashtu një ekip i shkëlqyer. Ne do të shohim se çfarë ndodh”, deklaroi sulmuesi me orgjinë nga Kosova, që tani kërkon një rol më të madh: “Më pëlqen shumë loja një kundër një, sidomos në tridhjetë metrat e fundit. Jam i fortë, jam shumë i mirë teknikisht dhe kur e kam topin në këmbët e mia më bën të ndihem si futbollist”, përfundoi ai.

Related posts

I KËRKON MANCHESTER CITYT TË MBAJË “XHEVAHIRIN”/ Kroos bën thirrje: Mos e lejoni që Sane të transferohet tek…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga këndi, ylli Benzema ndëshkon Chelsea-n fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

BIE HEGJEMONIA E CHRIS FROOME/ Një uellsian fiton Turin e Francës…

Isa.Autor

Leave a Comment