Futboll Sport

E RRALLË/ U emërua para një javë trajner i Sportingut, sharkohet tekniku serb

E pabesueshme! Sinisa Mihajlovic shkarkohet nga detyra e trajnerit te Sportingut të Lisbonës. Në fakt, në pamje të parë duket një lajm normal, por nuk është i tillë, sepse tekniku serb, që ma parë ka drejtuar në Serinë A skuadra me peshë si Bologna, Samdporia, Milan e Torino, kishte vetëm një javë ishte emëruar në këtë post. Mihajlovic firmosi me ish-presidentin Bruno de Carvalho kontratë 3-vjeçare, ndërsa bordi drejtues, që kryesohet nga José de Sousa Cintra, pas largimit të presidentit, ka vendosur ta rrëzojë emërimin e serbit trajner.

Mihajlovic nuk shihet si njeriu i duhur, ndaj në orët në vazhdim do të zyrtarizohet divorci i parakohshëm.

Sipas mediave portugeze, Sportingu ka të drejtë ta anulojë kontratën, sepse Mihajlovic nuk e ka nisur ende punën dhe është në një priudhë 15-ditore në provë.

Një precedent i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2004 me Luigi Delnerin, që firmosi me Porton, duke zëvendësuar Mourinhon, por dy muaj më pas, ende pa nisur sezoni i ri, u shkarkua për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit. Por në atë rast italiani e çoi çështjen në FIFA, duke përfituar 600 mijë euro dëmshpërblim.

Related posts

Bayern-Frankfurt, luhet për kupën dhe Europën

Sadik.Autor

Portugalia shpallet kampione e Europës edhe me të rinjtë, mposht në finale Italinë (VIDEO)

Sadik.Autor

VOLEJBOLL PËR FEMRA/ Debutim historik në Champions, Partizani mposht kampionet e Bosnjës

Delo.autor

Leave a Comment