Futboll Sport

U KTHYE NË MODË/ Tifozët rusë bëjnë simbolin e SHQIPONJËS në transmetim live (VIDEO)

Simboli i shqiponjës duket se është kthyer në trend pas festimeve që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë pasi shënuan gol në ndeshjen kundër ekipit të Serbisë, të cilin Zvicra e mundi me 2 me 1 të premten në kuadër të kampionatit botëror të futbollit.

Veprimi i dy futbollistëve shqiptarë u komentua shumë në media dhe në debat përfshiu dhe politikanë, ministra dhe shumë personalitete të tjera, pro e kundër.

Ndërkohë FIFA dha vendimin dje duke mos i ndaluar të marrin pjesë në lojrat e ardhshme por duke gjobitur dy futbollistët e Zvicrës me 10 mijë franga zvicerane, (afërsisht 10 mijë e 126 dollarë amerikanë) për “sjellje josportive në kundërshtim me parimet e lojës fer”.  Ndërsa kapiteni i ekipit të Zvicrës, Lichtsteiner, i cili u bashkua me festimet, u gjobit me 5 mijë franga zvicerane dhe u paralajmërua.

Gjatë kësaj kohe shumë janë solidarizuar duke bërë simbolin e shqiponjës.

Kjo ndodhi dhe mbrëmë gjatë lidhjes direkte nga Rusia në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Disa tifozë rusë kanë bërë simbolin e shqiponjës në shenjë solidariteti.

 

Related posts

SHAQIRIT NUK I NDAHEN SERBET/ Gjilanasin e shajnë në shqip nga nëna (VIDEO)

Isa.Autor

STARTON SEZONIN ME FITORE/ Bajerni rinis bindshëm Bundesligën, Leva-Goretcka “kërcënojnë” Dortmundin

Delo.autor

Roma i hakmerret Barcelonës për Malcomin, e mposht me lehtësi

Sadik.Autor

Leave a Comment