Futboll Premier League Sport

E rrallë në Angli/ Futbollisti transferohet dy herë në katër ditë, klubi fiton…

Stoke City ka marrë sulmuesin Benik Afobe nga Wolves, vetëm katër ditë pasi skuadra e sapo ngjitur në Premier League e bleu nga Bournemouth, ekipi me të cilin ai u aktivizua në sezonin e kaluar.

Afobe luajti i huazuar në pjesën e dytë të kampionatit të kaluar me Wolves dhe shënoi gjashtë gola në 16 ndeshje, duke i ndihmuar të ngjiten në Premier League. Katër ditë më parë, ai u ble përfundimisht, pasi u paguan 12 milionë euro te Bournemouth, në bazë të marrëveshjes paraprakte.

Gjithsesi, sot, sulmuesi nga Republika Demokratike e Kongos, kaloi zyrtarisht te Stoke për 15 milionë euro. Pra, Wolves fitoi tre milionë euro për katër ditët që pati pronësinë e kartonit të

Afobe, i cili dikur ka qenë pjesë e Arsenal.

Related posts

FIORENTINA-MILAN/ Ndizet sfida në “Artemio Franchi”, realizohen gola për 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Klopp dënon spiunin: “’I Çmenduri” nuk duhet të sillet ashtu

Delo.autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Ja shifra e majme që humbet Juventus në rast se nuk kualifikohet në Champions…

Delo.autor

Leave a Comment