Cudirat e Boterorit Futboll Sport

E veçanta e këtij Botërori/ Vjehrri dhe ish-dhëndrri, bashkë në një ekip

Essam El-Hadary është portieri 45-vjeçar i Egjiptit, vajza e të cilit është e martuar me shokun e tij të ekipit kombëtar. Duhet kujtuar se portieri egjiptian është edhe lojtari më i vjetër i Kupës së Botës. Kapiteni veteran i “Faraonëve” ka zbuluar se ende nuk ka plane për të dalë në pension.Ai ka thyer rekordin e vendosur në vitin 2014 nga 43-vjeçari kolumbian, Faryd Mondragon, duke qenë titullar, siç pritej, kundër Uruguajit, ndeshjen e sotme.

El-Hadari, i cili luan për skuadrën saudite, Al-Taawoun, tha: “Ky moment do të jetë përgjithmonë në librat e historisë. Unë jam 45 vjeç, por jam trajnuar shumë mirë, si një adoleshent. Duke punuar shumë, mosha është vetëm një numër. Kam ambicie për të luajtur një Kupë të madhe Botërore me Egjiptin dhe shpresoj që të jem të paktën në 1/16.

 

 

Nuk mund të them nëse do të largohem nga futbolli pas Kupës Botërore. Çdo gjë është e mundur dhe kush e di, ndoshta vazhdoj. Ju mund të më shihni me një ekip tjetër nga sezoni i ardhshëm. Pas Kupës së Botës do të njoftoj një surprizë për të gjithë tifozët e futbollit në mbarë botën”.

El-Hadari ka fituar katër Kupa të Afrikës, por ka qenë gjithmonë ëndrra e tij për të luajtur në Kupën e Botës dhe kjo e fundit është e para e Egjiptit, që nga viti 1990: “Ndihem krenar për të qenë kapiten i këtij ekipi. Djemtë gjithmonë duan të mësojnë nga përvojat e mia. Kam luajtur me një brez të madh të futbollit egjiptian, por ky grup karakterizohet nga ambiciet e shumë lojtarëve, që shkëlqejnë në Europë”.

Vajza e El-Hadarit, Shadwa, ishte e lidhur me kurorë me bashkëlojtarin në kombëtare, Kahraba, deri vitin e kaluar, por ata u ndanë pas maretesës së lojtarit të krahut me një aktore. Por, nëse kjo ka krijuar një marrëdhënie të ftohtë në dhomat e zhveshjes, portieri veteran ka shumë kohë për Mohamed Salah, yllin e Liverpool.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari në sulm për trofe, zbulon njëvendëshen e Vettel dhe Leclerc (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Shënoi gol ndaj Chelsea/ AGUERO hyn në historinë e Man City me këtë REKORD

Isa.Autor

Nga Bonucci te Cutrone, “Djalli” ka forcuar shtyllën kurrizore

Sadik.Autor

Leave a Comment