Futboll Sport

Cittadella eliminon Barin e Migjen Bashës, ëndërron ngjitjen në Seria A

Bari do të luaj për të paktën dhe sezonin e ardhshëm në Seria B, kjo pasi skuadra ku aktivizohet dhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha u eleminua nga Cittadella.

Barazimi 2-2 i shërbeu vendasve që e mbyllën në avantazh dhe numërik takimin, pasi 2 kartonat e kuq të marrë nga Gyomber dhe Brienza e lanë në inferioritet numërik skuadrën e Barit, ndërsa kartonit të kuq nuk i shpëtoi as Sabelli që ishte në stolin e rezervave këtë takim.

Bari i Fabio Grosso kaloi në avantazh menjëherë pas rikthimit në fushë, me goditjen e Cristian Galano që u ndal vetëm nga rrjeta.

Cittadella e ktheu rrjedhën e ndeshjen nga vetja, pasi Bartolomei fillimisht barazoi shifrat ndërsa më pas kaloi në avantazh vendasit.

Bari barazoi në minutat e fundit, me sulmuesin Nene që befasoi portierin mik, Enrico Alfonso.

Në minutat shtesë nuk u shënua asnjë gol, ndërkohë që në gjysmëfinalen e “play-off” Cittadella do të ketë përballë Frosinonen.

Related posts

Firmino dyfishon shifrat me një gjuajtje perfekte, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Befasi në ‘Etihad Stadium’, Bristol në avantazh ndaj Cityt

Q.Autor

ATLETIKO/ Sa shumë raste të humbura kundër Realit në gjysmëfinalen e Superkupës

F.autor

Leave a Comment