Futboll Sport

Eliminimi në Botëror bëhet çështje politike/ Ekstremistët kërkojnë një Gjermani “puro”

Eliminimi i Gjermanisë që në fazën e grupeve është përjetuar shumë keq nga mbështetësit e “Die Mannschaft”. Në grupin e kundërshtuesve është rreshtuar edhe partia e ekstremit të djathtë gjermane.

“Alternative fur Deutschland” nëpërmjet eksponentëve të saj ka kundërshtuar praninë e lojtarëve me origjinë jogjermane në ekipin kombëtar.

Sipas kësaj force politike, skuadra duhet t’i nënshtrohet një “katharsisis” dhe në skuadrën e re duhet të përfshihen vetëm lojtarë me origjinë vendëse.

“Në Botërorin tjetër duhet një skuadër vërtet gjermane”, ka kërkuar nëpërmjet “Twitter”-it Xhesika Bisman, teksa pas saj edhe deputeti ekstremist i djathtë, Jens Majer, ka thënë:

“Pa Ozilin do të kishim fituar”, teksa në postimin e tij ka shtuar një foto të mesfushorit të Arsenalit të shoqëruar me një mesazh të qartë: “Je i lumtur presidenti im?”.

Related posts

KAMPIONË NË NJË DITË ME LIVERPOOL/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut regjistron një tjetër sezon mbresëlënës në Çeki

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Dybala me COVID-19 edhe në testin e katërt? E fejuara zbulon të vërtetën

Delo.autor

I BUZËQESHUR ME SHALLIN ZIKALTËR/ Romelu Lukaku zbarkon në Milano: Jam shumë i lumtur

F.autor

Leave a Comment