Futboll Sport

Kukësi bën goditjen e radhës në merkato/ Verilindorët firmosin me mbrojtësin Maqedonas

Kukësi nuk di të ndalet në merkato. Edis Maliqi pritet të jetë përforcimi i radhës për trajnerin Peter Pacult, që kërkon një skuadër kompetitive për të rivalizuar në Kategorinë Superiore, por edhe në Europa League, me verilindorët që shpresojnë të kalojnë sa më shumë ture. Mbrojtësi maqedonas është shumë afër marrëveshjes me Kukësin dhe zyrtarizimi i tij është çështje ditësh. Në tre sezonet e fundit 22-vjeçari është aktivizuar me Shkupin në kampionatin maqedonas, teksa ka treguar një nivel të lartë në dy sezonet e fundit. Ai ka grumbulluar 74 ndeshje në të gjitha kompeticionet gjatë tre viteve të tij me Shkupin, ndërsa ka regjistruar edhe dy ndeshje me Rabotnički, po në kampionatin maqedonas.

Maliqi me këtë lëvizje ka bërë një hap të madh në karrierën e tij si profesionist, pasi Kukësi luan në Europa League dhe kjo është një mundësi mjaft e mirë për të treguar veten në një nga kompeticionet më të rëndësishme në Evropë. Drejtori sportiv Nderim Nexhipi e njeh mjaft mirë lojtarin dhe pas konsultimit me trajnerin austriak verilindorët vendosën për të afruar në skuadër mbrojtësin e krahut të djathtë. Kukësi është një nga skuadrat më aktivie në këtë moment, ndërsa deri tani ka zyrtarizuar disa afrime dhe është në garë me kohën për të dubluar skuadrën në çdo rol. Portieri kosovar Faton Maloku ishte afrimi i parë i nënkampionëve të Shqipërisë dhe pas tij Kukësi zyrtarizoi edhe Arlind Kalajan, i cili është një produkt i akademisë së Vllaznisë, ndërsa në katër sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit të parë. Në këtë sezon ai shënoi katër gola në 30 ndeshje, prej të cilave vetëm 7 si titullar.

Related posts

LIVE/ “El Clasico”. Real Madrid mposht Barcelonën në “Bernabeu”

Delo.autor

“TITULLI? KAMPIONATI LUHET PËR TË FITUAR NDESHJET”/ Mesfushori Kessie: Objektivi ynë është të rikthehemi në…

Delo.autor

SHKËLQEU NË MIQËSORE/ Mesfushori Calhanoglu fiton menjëherë besimin e Inzaghit

Delo.autor

Leave a Comment