Futboll Sport

Fabio Capello “spiunon” Rusinë te spanjollët: Ja si të luani ndaj saj

Fabio Capello ishte trajneri i parafundit rus, para se Stanislav Cherchesov të merrte përsipër ekipin mikpritës të këtij Botërori. Ai e udhëhoqi Rusinë në “Brazil 2014”. Nëntë nga lojtarët e tanishëm filluan me të në kombëtare. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, trajneri i njohur italian jep mendimin e tij për ndeshjen mes Spanjës dhe Rusisë, në raundin e radhës të Botërorit, atë me eliminim direkt.

Si e vlerësoni ndeshjen e së dielës, mes Rusisë dhe Spanjës?
Në letër, unë shoh favorite Spanjën, ngaqë është ekip më i mirë, ka lojtarë të rëndësishëm, por nuk mund të injorohet Rusia, e cila është shumë e fortë fizikisht dhe mentalisht. “La Roja” nuk duhet t’i nënvleftësojë rusët, sepse ata mund t’ju shkaktojnë mërzitje.

Cila është arma më e rrezikshme e ekipit të Stanislav Cherchesov?
Pa dyshim, kundërsulmi. Ekipi i mikut tim, Fernando Hierro, duhet të jetë i kujdesshëm me rusët në zonën e rrezikshme, duke pasur parasysh si ata kanë vepruar kundër Marokut. Kujdes uhet patur edhe nga goditjet direkte të gjigantit Artiom Dzyuba, i cili luan si sulmues i dytë. Gjithashtu, Alexandr Golovin, është një “revole” e shkëlqyer. E ka bërë debutimin me Rusinë kur ishte 18 vjeç.

Dhe përveç Golovinit …
Aleksandr Samedov, i cili është guri themelor i lojës ruse, së bashku me vendosjen fizike të Iuri Gazinsky.

Pika e dobët e Rusisë?
Mbrojtja dhe mbi të gjitha ajo qendrore. Nëse Spanja luajnë shpejt, atyre mund t’u krijojë shumë probleme. Dobësia është mbrojtja. Sergey Ignashevich, edhe pse u bë një nga qendërmbrojtësit më të mirë të kontinentit, është gati të mbushë 39 vjeç, ndërsa partneri i tij, Ilya Kutepov, është shumë i parregullt. Natyrisht, mbrojtja statike është e fortë dhe mbulon hapësirën mirë. Ata tentojnë të mbrojnë shumë lart.

As Sergio Ramos dhe Gerard Pique nuk janë në më të mirën e tyre…
E vërtetë, i pashë ata të shkëputur kundër Marokut, ashtu si portierin David de Gea, por me siguri Fernando Hierro i rilind ata. Ata duhet të flasin mes veti, të mos jenë aq të ndarë dhe Serxho Busquets t’i ndihmojë, siç bën gjithmonë në tërheqje.

A ju ka befasuar kjo Rusi?
Pak po. Përpara Kupës së Botës nuk fitoi dot asnjë nga shtatë ndeshjet miqësore, që luajti, por tani po luan në sulm, në bllok, edhe pse ende varet nga tre, ose katër lojtarë kryesorë. Ju mund të shihni mungesën e Alexandr Kokorin dhe tani të Alan Dzagoev, dy lojtarë që do të kishin bërë shumë mirë.

A ju ka befasuar Cheryshev?
Aspak dhe jam shumë i lumtur për të. Denis është një djalë, i cili meriton gjithçka. Ai u lëndua para Kupës së Botës 2014 dhe unë nuk mund ta përfshija në listën e skuadrës. Ai është një lojtar i madh. Tani, te Villarreal gjërat janë duke i shkuar më mirë. Dhe me Rusinë po ia del. Jam shumë i lumtur për të, sepse është gjithashtu një njeri i shkëlqyer, si babai i tij, të cilin e njoh mirë.

Po Spanja?
Besoj verbërisht te Fernando Hierro, jo sepse ai është miku im, por sepse e njeh futbollin, është i përgatitur dhe ka një personalitet të madh për të udhëhequr “La Roja”. Situata që ka jetuar është e pashembullt në historinë e futbollit dhe ai ka pasur detyrën e vështirë për të udhëhequr ekipin kombëtar pas rrëmujës me Julen Lopetegui.

Çfarë mungon te “La Roja”?
Të luajë si kundër Portugalisë, të lëvizin topin shpejt, të mbështeten te presioni, në mënyrë që mbrojtja të mos mbetet në inferioritet numerik, dhe të besojë te vetja. Spanja ka një kombëtare shumë të mirë. Dhe mos kini frikë të përfundoni në kërkim të golave, ndoshta Diego Costa nuk ka një ndihmë të vogël, një partner tjetër në anën e tij, por kjo është në dorën e Fernando Hierros.

Related posts

NUK ËSHTË KYLIAN MBAPPE/ Legjenda Xavi befason të gjithë: Ky do të bëhet lojtari më i mirë në botë…

Delo.autor

“JAM ENDE NË KONTRATË ME LIVERPOOL”/ Portieri Karius thyen heshtjen: Ja çfarë më tha Klopp…

Delo.autor

“MË GËNJYEN DUKE MË THËNË SE…”/ Dani Alves zbulon arsyen e largimit nga Juventus (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment