Futboll Sport UEFA

UEFA ndryshon ligjin, alkool në stadium duke filluar nga ky sezon

Alkooli do të jetë përsëri i lejuar në shkallët e stadiumit, të paktën për ndeshjet ndërkombëtare. Prej disa vitesh UEFA, e kishte ndaluar shitjen dhe futjen e alkoolit gjatë eventeve të organizuara nga vetë ajo. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë një vendim pas mbledhjes së bërë së fundmi duke e ndryshuar këtë rregull.

Ligji për ndalimin e alkoolit ishte bërë për të shmangur incidentet me tifozët, dhe për ti kontrolluar ata. Tashmë janë klubet që do të mbajnë përgjegjësi për tifozët e tyre që dalin jashtë kontrollit nga pija. Megjithatë, në Itali dhe Francë, ky ligj nuk do të ndryshojë, pasi të 2 shtetet e kanë të ndaluar të tregëtohet alkool në ambientet sportive.

Related posts

“SHQIPTAR M*TI”/ Skandal racizmi nga tifozët e ish-skuadrës së Andi Lilës me Rota-n që luan për Greqinë (VIDEO)

Delo.autor

PRITET TË LARGOHET NGA MILAN NË FUND TË SEZONIT/ Trajneri Pioli projektohet në stolin e skuadrës tjetër italiane

Delo.autor

FORMULA 1/ Flet shefi i skuadrës Ferrari: Ndërtojmë një makinë konkurruese për Vettel dhe Leclerc

Delo.autor

Leave a Comment