Champions League Futboll Sport

TRONDITET TUCHEL/ Humb dy titullarët në prag të ndeshjes me Liverpoolin

Situata në kampin e Paris Saint-Germain nuk është e mirë në prag të ndeshjes më të rëndësishme të fazës së grupeve ndaj Liverpool. Trajneri Thomas Tuchel dhe mesfushori Adrien Rabiot kanë pasur një mosmarrëveshje gjatë paradites dhe mesfushori pritet të mos jetë as në stol ndaj të Kuqve.

Ai me shumë mundësi do ta shohë ndeshjen nga tribuna.

Por ky nuk është i vetmi lajm i keq për tifozët e PSG, pasi edhe mbrojtësi i djathtë Thomas Menier nuk do të jetë prezent për ndeshjen ndaj anglezëve.

Klubi ka konfirmuar nëpërmjet Twitter se belgu do të mungojë për arsye personale. Dy goditje të rënda për PSG dhe dhimbje koke për Tuchel.

Related posts

BARAZIMI NDAJ FRANCËS PËR “KATAR 2022″/ Trajneri Shevchenko: Ishte një ndeshje shumë e fortë, por…

Delo.autor

Vendi i VOGËL me futboll të MADH/ Ja disa fakte interesante për Uruguain

Isa.Autor

“PËR “KUQEZITË KJO NDESHJE ËSHTË FINALE”/ Flet trajneri i Turqisë: Të gjithë presin suksesin tonë…

Delo.autor

Leave a Comment