Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME KUKËSIN/ Trajneri Shkëmbi: Ky kampionat ka shumë pak diferenca, pavarësisht…

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli për barazimin ndaj Kukësit duke u shprehur:

“Një rezultat pozitiv pas ndeshjeve të fundit me probleme dhe rezultatet jo të mira. Sot bëmë një lojë ndryshe. Për ne është një fat që kundërshtarët tanë kanë lënë pikë. Ky kampionat ka shumë pak diferenca. Pavarësisht se mund të humbësh apo dhe të barazosh, përsëri e shikojmë që jemi aty me pikë. Deri në ndeshjen e fundit duhet të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivat”.

A mendoni se sulmi po bën pak?

Mendoj që sulmi jonë ka bërë mirë, pavarësisht që kemi disa ndeshje që si skuadër kemi bërë shumë gabime, nuk kemi mbrojtur dhe nuk kemi sulmuar mirë. Nuk dua t’i vë fajin reparteve të veçanta. Në ndeshjet e dobëta, të 3 repartet nuk kanë qenë mirë.

Teuta e ndrojtur ndaj Kukësit. Vetëm Hidi kishte bërë reflektim radikal…

Unë kam parë reflektim në sjellje. Sot ishte një dëshirë e imja që ne t’i linim terren Kukësit. Ishte zgjedhja e imja, nuk kishte lidhje me futbollistët. Më vjen mirë që Hidi u kthye në formë. Jam i bindur që dhe lojtarët e tjerë do të kthehen. Lojtarët me eksperiencë do të jenë vagoni për të na çuar në Europë.

Related posts

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Tirana-Partizani. Rezultati 1-0

Delo.autor

VITI 2021 ME DRITË-HIJE PËR MBAPPE/ 50 gola, dështimi evropian, qëndrimi me pahir te PSG…

Delo.autor

Duro prezantohet te Kamza/ Dua të lë shenjë si trajner, në renditje mund të kalojmë edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment