Futboll Seria A Sport

Federico Pastorello: Rinovimi i Candreva-s së shpejti, Malcom…

Agjenti Federico Pastorello ka siguruar se Antonio Candreva do të rinovojë kontratë me Inter së shpejti dhe bisedimet kanë nisur për Malcom.

Candreva është përfolur për një largim nga Inter, por Pastorello ka theksuar se lojtari do të qëndrojë në Milano, teksa ka zbuluar se një marrëveshje me Malcom mund të arrihet.

“Malcom tek Inter? Do të isha i lumtur të konfirmoja akordin, ai është një lojtar që pëlqehet shumë nga Inter,” shprehet ai për Domenica Sportiva.

“Kam folur me Ausilio-n, por mendoj se Inter është më i fokusuar të rrisë fitimin kapital që duhet nga UEFA dhe vetëm më pas do të ndjekë fytyra të reja.

“Candreva? Nuk mendoj se e ardhmja e tij mund të ndryshojë, ai kërkon të qëndrojë tek Inter. Kontrata e tij? Jemi te detajet e fundit. Do të shpallet së shpejti, deri më 2021.”

Related posts

“TRADHTIA” E BONUÇIT/ Zbulohen mesazhet ku shokët i kishin ngritur kurthe të mos kthehej tek Juventusi

Delo.autor

E PAPRITUR/ “Gazzetta dello Sport” shokon me lajmin për Ibrahimovic

Delo.autor

KUPA E BOTËS PËR KLUBE/ Ish-bomberi i Francës protagonist me dopietë, i jep kualifikimin Tigres (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment