Futboll Sport

Fili, Musta dhe Fejzullahi: Tashmë merkatoja është ndezur!

Çdo ditë ka tentativa për të bindur lojtarë të ndryshëm për të firmosur. Tregu ynë nuk ofron shumë alternativa, ndërkohë që shpesh pazaret rriten artificialisht. Lojtarë që rrinë pa klube, drejtues që stepen në lëvizjet e tyre, të gjithë duan që në aspektin financiar të dalin të fituar. Një nga emrat më intrigues që është në merkato është mbrojtësi Arbnor Fejzullahi, i cili pas një sezoni jo të mirë me Partizanin – për shkak dëmtimi nuk luajti për më shumë se shtatë muaj – ka marrë një ofertë nga të kuqtë për të rinovuar, por që nuk ngrihet në lartësinë e kërkesave të lojtarit. Skënderbeu është në horizont, por vendimi i CAS mban pezull gjithçka në Korçë.

FILI – Sulmuesi fierak gjithashtu ka pasur probleme vjet. Për shkak të problemeve shëndetësore luajti me Partizanin, ndërkohë që në janar zgjidhi kontratën dhe u largua drejt Kamzës. Aty u aktivizua në 17 ndeshje (13 titullar) dhe realizoi edhe dy gola. Tashmë për sulmuesin ka një interesim nga ana e Tiranës, sikurse shkruan “Panorama Sport”.   Fili është vetëm 22 vjeç dhe bardheblutë kërkojnë një sulmues shqiptar, pasi janë disa lojtarët e huaj që kanë në ekip për momentin.

MUSTA – Pret ende që Flamurtari t’i bëjë ofertën për rinovim, por sigurisht që është i hapur për propozime nga klube të ndryshme të Superiores. Emiljano Musta së fundmi është kontaktuar nga drejtuesit e Kukësit shkruan “Sport Ekspres” dhe pritet që të ketë sërish kontakte për të arritur te marrëveshja. Largimi i Imamit ka bërë që të kërkohet një tjetër lojtar që luan në pozicionin e tij, madje të jetë “xhol”. Musta luan si mbrojtës dhe mesfushor i majtë, por edhe në qendër të mesfushës.

Related posts

“EMOCIONE UNIKE”/ Mamaja e Ronaldos takon Papën dhe i bën dhuratën e veçantë (FOTO)

Delo.autor

SHTYPI SERB “LUAN NGA FIQIRI”: Gjuha amtare e SHAQIRT është… serbishtja

Isa.Autor

BËN PJESË EDHE SULMUESI I ÇELSIT/ Ja formacioni më i dobët i Premier Ligës

Delo.autor

Leave a Comment