Futboll Sport

Flamurtari bën “pazar” te Shkëndija e Tetovës, dëshiron mesfushorin që shkëlqeu këtë sezon…

Një nga lojtarët më të mirë të Shkëndijës së Tetovës, Armend Alimi, duket se ka marrë një ofertë nga Flamurtari i Vlorës. Tani i mbetet Alimit të vendosë nëse do të pranonte t’i bashkohej skuadrës së Superiores në Shqipëri, apo do të vazhdojë te Shkëndija, pasi i ka kaluar kontrata me kampionët e Maqedonisë.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet të merret vesh për të ardhmen e tij pas bisedimeve që do të kryejë me të dyja klubet, që për koincidencë kanë ngjyrat kuq e zi, ato të flamurit tonë kombëtar.

Kujtojmë se futbollisti në fjalë ka luajtur edhe me kombëtaret e Maqedonisë. Më konkretisht, me Maqedonia U-21 regjistron 11 ndeshje dhe 1 gol, ndërsa me kombëtaren e parë të shtetit tonë fqinj ka grumbulluar deri tani 14 ndeshje pa shënuar dot asnjë gol.

Related posts

FOTO/ Nga Robben te Sanchez, njihuni me 11 yjet që kanë luajtur për Mourinhon e Guardiolën

Q.Autor

E ARDHMJA E ICARDIT/ Vanda Nara e zbulon “PA DASHJE” negociatat për…

Isa.Autor

MILANI KA RILINDUR/ Gattuso rigjen ekuilibrat në 2019, mbrojtja kthehet në…

Delo.autor

Leave a Comment