Futboll Sport

Mavraj e pranon: Kombëtarja jashtë “binarëve”, nuk funksionon asgjë

Mbrojtësi i kombëtares Mërgim Mavraj ka folur mbi situatën ku ndodhet ekipi ku në dy ndeshje ka pësuar plot 7 gola. Ai ka komentuar se çfarë nuk po shkon me grupin këto muaj të fundit ku më shumë se çdo repartë tjetër duket se mbrojtja ka pjesën më të madhe të fajit.

Mbrojtësi i Hamburgut është shprehur se çdo gjë është jashtë funksionit:” Është shumë vështirë, sepse janë shumë gjëra që nuk funksionojnë. Me thënë të drejtën, asgjë nuk funksionoi. Nuk ecën as sistemi, as mënyra e lojës, as lojtarët si paraqiten, as vullneti, as pasioni siç kemi qenë gjithmonë. Me pasion i kemi mbuluar disa gjëra, por të gjitha këto mungojnë. Por nuk do të dorëzohemi. E kemi për detyrë t’i përgjigjemi kësaj situate. Besoj se do t’ia dalim të gjithë së bashku.”

Po ashtu ai ka komentuar edhe mbi kontestimin që tifozët i bënë trajnerit Panucci pas ndeshjes me Ukrainën. Për këtë ai u shpreh se nuk është diçka e mirë dhe se gjërat duhen respektuar edhe kur ekipi nuk ka sukses. Sipas tij nuk është vetëm mbrojtja që gaboi ndaj Ukrainës pasi edhe mesfusha i la hapësirë të jashtëzakonshme kundërshtarit për të ardhur me shpejtësi në zonën e kuqezinjve.

Në këtë mënyrë duket se lojtari me përvojë po mundohet të justifikojë jo vetëm shokët e skuadrës në tërësi por sidomos mbrojtjen, ku një pjësë e madhe e përgjegjësisë për golat qesharakë të pësuar në miqësoren e djeshme ishin pikërisht faj i Mavrajt dhe Hysajt tw konsideruar si shtylla e repartit difensiv.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Asist perfekt i Bennacer, “Pistoleta” Piatek zhbllokon sfidën ndaj Spal (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Al-Khelaifi përgëzon yjet e tij pas ndeshjes, por dy lojtarë e injorojnë (VIDEO)

Delo.autor

NUK PO LUAN/ Dembele e tepron, ja çfarë bën me gazetarët kur e pyesin për…

Isa.Autor

Leave a Comment