Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Gattuso zbulon strategjinë e Milan në merkato

“Në Itali fjala përvojë ngatërrohet dhe një futbollist duhet të jetë mbi 30 vjeç që të quhet me përvojë. Përvojë kanë ndonjëherë edhe lojtarët 25 vjeç, që kanë debutuar që 18 vjeç dhe numërojnë 200-300 ndeshje si profesionistë. Kjo është ajo që po kërkojmë. Edhe të rinjtë mund të jenë fitues dhe të na ndihmojnë.”

Rino Gattuso, trajneri i AC Milan, ka folur për prospektivat dhe objektivat e merkatos së verës në një intervistë për televizionin e klubit kuqezi.

“Nuk duhet të harrojmë të Romagnoli ende nuk është 24 vjeç, por ka luajtur mbi 200 ndeshje. Ai është një nga mbrojtësit më të mirë të Botës dhe krahas sasisë ka edhe cilësi. Këta tipa futbollistësh janë ata që na duhen. Edhe Donnaruma dhe Calabria pas pesë apo gjatë muajsh do të jetë të pjekur plotësisht,” – shtoi Gattuso.

Në fund, ai tha: “Fjala “unë” nuk më pëlqen, – ka shtuar Gattuso, – Ata që vijnë te Milan duhet të jetë të vetëdijshëm se përfaqësojnë një klub historik dhe një grup të fortë futbollistët që po punon për t’u rikthyer në majë.”

Related posts

DETAJI I TRISHTË/ Kobe dhe Vannesa e planifikonin edhe fëmijën e pestë

F.autor

U LARGUA NGA SHKËNDIJA E TETOVËS/ Zbulohet e ardhmja e sulmeusit Ibraimi. Klubet e Superiores…

Delo.autor

MALDINI DHE BOBAN NISIN NGA PUNA/ Vihen menjëherë në lëvizje, pranë firmës me fituesin e Champions…

Delo.autor

Leave a Comment