Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Pengoi rivalët, Vettel penalizohet me 3 pozicione në startin e garës

Komisarët e pistës së Zwelteg, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1, kane vendosur të penalizojnë me 3 pozicione pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel. Ata e kanë konsideruar fajtor për pengesën që i bëri spanjollit Carlos Sainz gjatë provave zyrtare, çka i ka kushtuar ferraristit 3 pozicione në startin e garës që do të zhvillohet nesër.

Vettel u rendit i treti në provat zyrtare, por do ta nisë garën nga vendi i gjashtë. Vendin e Vettel e ka fituar shoku i tij i skuadrës Kimi Raikkonen, ndërkohë që nga një pozicion fitojnë edhe Max Verstappen me Red Bull dhe Romain Grosjean me Haas. Për sa i përket garës, konfirmohet se makinat Mercedes do të përdorin në start gomat supersoft, ndërsa ato Ferrari gomat ultrasoft.

Related posts

Iniesta zbulon tre lojtarët që mund ta zëvendësojnë te Barcelona

Sadik.Autor

PLAS TEK LIVERPOLI/ Të gjithë kundër SALAH: Është një DËSHTIM, klubi merr vendimin DRASTIK… 

Isa.Autor

PAMJET E FRIKSHME/ Zbulohen DETAJET E REJA nga rrëzimi i helikopterit, në BORD ishte edhe… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment