Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Porto dhe Manchester City ndajnë pikët. Marseille përmbys Olympiakos

Është mbyllur në barazim 0-0 ndeshja mes Porto-s dhe Manchester City-t, e vlefshme për javën e pestë dhe të parafundit të Grupit C të Champions League.

Një barazim ky që ka kualifikuar portugezët në fazën e 1/8-ave të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

Qytetarët kanë shënuar në minutën e 80-të me Gabriel Jesus, por goli i brazilianit është anuluar për pzoicion jashtë loje nga VAR.

Fitore 2-1 me përmbysje për Marseille kundër Olympiakso. Një rezultat ky që mban francezët në garë për një vend në Europa League.

Grekët kanë kaluar në avantazh në minutën e 33-të me një gol të Camara, por Dimitri Payet ka përmbysur gjithçka në pjesën e dytë me dy golat e shënuar nga pika e bardhë në minutën e 55-të dhe të 75-të.

Kur ka mbetur edhe një javë nga fundi i fazës me grupe, City kryeson Grupin C me 13 pikë, Porto është në vendin e dytë me 13, ndërsa Olympikaos në të tretin me 3, po aq sa Marseille që mban vendin e fundit, për shkak se ka një diferencë më të keqe golash.

Related posts

SFIDA NDAJ UKRAINËS PËR “KATAR 2022″/ Trajneri Deschamps: Kam 26 titullarë në dispozicion, është bukur të jesh i dyzuar për…

Delo.autor

POLEMIKAT PËR RIKTHIMIN E YLLIT BALAJ TEK VLLAZNIA/ Drejtori sportiv i Sturm Graz: Ja si është e vërteta…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Moto GP si Formula 1, garat do të zhvillohen pa tifozë

Delo.autor

Leave a Comment