Futboll Sport

Franca dhe Danimarka kualifikohen për në raundin tjetër

Franca nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Danimarkës në  “Luzhniki Arena” duke siguruar kualifikimin si kokë grupi. Sëbashku me “Gjelat” në Grupin C, kaloi në 1/16 edhe Danimarka, që grumbulloi në total 5 pikë, 2 më pak se Franca që e kishte siguruar kualifikimin dhe nuk kishte asnjë presion, me trajnerin Deschamps që vendosi të linte pushim disa nga titullarët.

45’ minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, por me raste të volitshme nga të dyja skuadrat.  Ky fraksion u dominua nga “Gjelat”, që përveçse kontrolluan lojën patën edhe rastet më të pastra për të kaluar në avantazh. Olivier Giroud provoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës pas 15’ minutash lojë. Përpjekja e tij u bllokua nga Kasper Schmeichel, i cili bëri një pritje të shkëlqyer për të mbajtur topin jashtë rrjetës. Danimarka u përgjigj me Eriksen, i cilit pati një mundësi të artë për të kaluar danezët në avantazh pas një krosi nga e majta, por nuk arriti të gjuante topin pas daljes së portierit Mandanda. Pak para fundit Franca provon sërish me Giroud dhe Dembele, por pa sukses.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Danimarkën, që rrezikoi që në fillim me anë të mesfushorit Christian Eriksen, pas një goditjeje dënimi, me Mandanda, që pret me vështirësi (54’). Në këto minuta Eriksen është lojtari më i rrezikshëm, që provon me të gjitha mënyrat për të kaluar danezët në avantazh, teksa “Gjelat” duket sikur i kënaq edhe barazimi. Fekir i sapofutur në fushë tenton portën me një gjuajtje të fuqishme nga hyrja e zonës, duke prodhur panik te danezët (70’). Në minutatat e mbetura loja bëhet e mërzitshme me skuadrat që nuk dhurojnë asgjë, përveç disa dyluftimeve në mesfushë. Tifozët e pranishëm në stadium vërshëllejnë skuadrat duke iu kujtuar se po bëjnë një lojë të shëmtuar. Pavarësisht disa sulmeve sporadike, ndeshja u mbyll në barazim me rrjeta të paprekura. Një barazim që u jep kualifikimin të dyja skuadrave.

Related posts

Habit talenti argjentinas: Më pëlqejnë ARMËT, jam DROGUAR që në fëmijëri

Sadik.Autor

JUVENTUSIN E NDJEK FATI I KEQ/ Bardhezinjve i dëmtohet një tjetër lojtar titullar

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Kukësi, Kurbinasit humbasin dy mundësi të mira

Delo.autor

Leave a Comment