Futboll Sport

Gazetari italian, Di Marzio zbulon të ardhmen e Ledian Memushajt

E ardhmja e mesfushorit Ledian Memushaj duket larg Benevento. Mesfushori vlonjat duket se ka tërhequr interesin e Pescara dhe është gati të kthehet në klubin që i dha shkëlqimin më të madh në futbollin italian. 31-vjeçari mbylli një sezon të vështirë te Benevento, me trajnerin Roberto De Zerbi që nuk e preferonte mesfushorin e kombëtares shqiptare. Edhe pse ai shihej si një nga mesfushorët më të talentuar në skuadrën e Benevento, ai e la për pjesën më të madhe të kohës në stol. Pas përfundimit të Serie A, ai u largua nga klubi që në sezonin e ri do të luajë në Serie B, megjithatë edhe Memushaj duket se do të largohet. Faqja e gazetarit Gianluca Di Marzio, shkruan se 31-vjeçari mund të kthehet te Pescara.

Në sezonin e kaluar që ishte i treti për të në Serie A, mesfushori shqiptar grumbulloi 17 ndeshje në Serie A, prej të cilave 15 si titullar. Interesant është fakti se me afrimin e trajnerit të ri De Zerbi, Memushaj ka zbritur vetëm 6 herë në fushë. Vlonjati që në ndeshjet e fundit nuk është grumbulluar në kombëtaren shqiptare as nga trajneri Christian Panucci duket se preferon të kthehet te Pescara, gjithsesi gjithçka do të varet nga klubi i tij Benevento që ka të drejtën e kartonit. Në kohët e fundit disa klube nga mesi i tabelës në Serie A, kanë treguar interes, por në fund ai që do të vendosë është vetë mesfushori. Një nga sezonet më të mira në karrierë Memushaj e ka patur me fanellën e Pescara në Serie B (edicioni 2015-2016), ku shënoi 11 gola në 32 ndeshje, ndërsa klubi siguroi ngjitjen në sallonin e madh të futbollit italian. Në këtë fushatë Pescara konkurron në Serie B dhe afrimi i tij do të ishte me vlera të mëdha, për objektivin rikthim në Serie A.

Related posts

Icardi bën tifo për Crotone për të shkuar në Champions League

Sadik.Autor

BESON TË FITOJË GJYQIN NË CAS/ Shehi i kënaqur me skuadrën: Kjo ecuri na bën që të kemi vetëbesim, duhet të presim…

Delo.autor

PARTIZANI-BYLIS/ Dovedan me mungesa të shumta, Sormani i beson Bilalit mbrojtjen (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment