Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Gati rikthimi në pistë, Hamilton në fabrikën e Mercedes për makinën e re

Lewis Hamilton ka qenë i pranishëm në Brackley, aty ku punohet për makinën Mercedes. Një lajm ky që ka bërë xhiron e botës, pasi lë të kuptosh se 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të rikthehet në pistë pas zërave për një tërheqje të parakohshme nga garat.

Pas zhgënjimit në garën e fundit në Adu Dhabi, piloti britanik u zhduk nga radarët e mediave dhe vetëm pak ditë më parë postoi një foto ku deklaronte se “rikthehej”. Ndërsa tani ka shkuar në fabrikën e Mercedes, për të parë nga afër njëvendëshen e re, të cilën do të pilotijë këtë sezon.

Testet e para dimërore në Formula 1 do të zhvillohen më datat 23-25 mars dhe Hamilton pritet të jetë normalisht në pistë. Ndërkohë që makina e re Mercedes do të zbulohet më 18 janar. Hamilton ka parë nga afër përgatitjet për makinën e re Mercedes, që do të quhet W13.

Related posts

Mbrojtësi i AC Milan Cristian Zapata dhe Juan Cuadrado do të jenë pjesë e 23 lojtarëve kolumbianë RUSI 2018

Sadik.Autor

GATI PËR RIKTHIMIN E BUJSHËM NË “CAMP NOU”/ Barcelona jep lojtarë në shkëmbim për yllin…

Delo.autor

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Autobusi i ekipit të Barcelonës lë Messin në “Anfield” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment