Futboll Sport

SPECIALE/ Kylian Mbappe: Tashmë historia e futbollit ka një “yll” që pritet të shkëlqejë

Debutoi në moshën 16-vjeçare duke mahnitur me parametrat e tij fizike-taktike. 1 vit më vonë u bë lojtari më i ri në historinë e futbollit botërorë që shënonte mbi 10 gola në një edicion sportiv. Në moshën 18 vjeçare vendosi një tjetër rekord historik pasi u shit për shifrën rekord të 180 milion eurove nga Monako tek Psg-ja.

Ky është Kilyan Mbappe i cili sot “pikturoi” një “panoramë franceze” duke “asgjesuar” emra të mëdhenj të futbollit botërorë si Messi, Griezman, Pogba, Di Maria. E megjithatë nuk është asgjë rastësorë dhe e paparashikuar për një adoleshent i cili mahnit në gjithçka që dhuron në fushën e blerët. Të gjithë takticienët e krahasojnë me një legjende si Terry Henry, por me të gjithë konsideratën për ish- lojtarin e Arsenalit nëse i referohemi shifarave Mbappe lë prapa këdo.

As Messi, Ronaldo, Krojfi, Mylleri, Fenomeni Brazilian nuk kanë arritur që në moshën 19 vjeçare të kenë këtë progres të jashtëzakonshëm si francezi. Mbappe po tregon se karriera e tij do të jetë sinjikative dhe me shkëlqim. Ai është gjithmonë i bindur se gjithçka mund të arrihet dsuke qenë “skllav” i punës intensive për të arritur objektivat.

Pa mëdyshje Mbappe është një “gjel” i cili do këndojë gjatë në futbollin botërorë. Ai është vetëm në hapat e para të një karrierë e cila me shumë gjasa është projektuar për të qenë e suksesshme.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Plas tek United, Pogba kërkon dyfishin e rrogës pas ardhjes së Sanchez

Q.Autor

SYNIMI I KAMPIONËVE/ Kërkon kreun ndaj Tiranës, Shehi ka vetëm 1 dilemë

Isa.Autor

DHURON SPEKTAKËL NË STËRVITJE/ Shikoni si Hazard i turpëron yjet e Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment