Futboll Premier League Sport

Gola nga penalltia dhe gabimet/ Fabregas “skanon” Ronaldon karshi Messit

Cesc Fàbregas ka analizuar atë që është mbajtur deri më tani në Kupën e Botës së Rusisë. Mesfushori i Chelsea po e komenton turneun në BBC dhe, gjithashtu, shkruan nga një kolonë në faqen e tij të internetit.

“Cristiano Ronaldo është një nga emrat më të mëdhenj në Rusi. Ai ka pasur një fillim të mirë në këtë Kupë Botërore, sa iu përket golave, me katër të tillë deri më tani. Po, ai luan mirë, por nëse vëreni me të vërtetë atë që ka bërë, ai ka shënuar nga një penallti dhe me një goditje pa pretendime, që David De Gea duhej ta kishte shpëtuar, – analizon mesfushori spanjoll.

– Ju nuk mund të thoni se ai dhe Portugalia kanë treguar kombinime të mëdha, ose ‘tiki-taka’ për të shënuar gola të mëdhenj. Duhet t’i jepni atij merita, sigurisht, por golat e Ronaldos kanë ardhur nga topa të ndaluar, goditje dënimi, apo gabime të kundërshtarit”.

Cesc Fabregas tregon Vela, si lojtarin më të shquar të Botërorit deri më tani. “Sa për ata që më kanë impresionuar më shumë, Vela meriton një përmendje, veçanërisht për atë që ka bërë kundër Kroos”.

Mesfushori i Chelsea nuk beson se katastrofa e Argjentinës është faji i Leo Messit: “Nuk ishte faji i tij. Siç thashë në analizën time televizive pas humbjes së Argjentinës, duket një ekip i shprishur që në ndërtim e funksionim. Kësisoji, ka qenë vërtet e vështirë për të. Messi nuk ka kualitet prapa tij, kur ka nevojë për dikë, që mund ta ndihmojë atë të ndërtojë lojën”.

Related posts

Drejtori sportiv i Spanjës i kërkoi presidentit Rubiales që të mos e shkarkojë Lopeteguin

Sadik.Autor

SHQETËSIM PËR TRAJNERIN “VERDHEKUQ”/ Mbrojtësi Kumbulla rrezikon ndeshjen ndaj Udinese-s, ja shaku…

Delo.autor

SULMUESI BIND TRAJNERIN SHEHI/ Kamerunasi drejt firmës, priten edhe 2 mesfushorë

Isa.Autor

Leave a Comment