Basketball Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ NBA në telashe me pandeminë, lojtarët refuzojnë të vaksinohen

Vaksinimi i basketbollistëve të NBA-së pritet të kthehet në një çështje të ndërlikuar javët në vijim. Pas miratimit të vaksinës Johnson & Johnson dhe deklaratës së presidentit amerikan joe Biden se brenda majit do të ketë një mbulim të të gjithë popullsisë, pritet që nga kjo situatë të përfitojë edhe NBA. Pritet që para përfundimit të sezonit të rregullt të vaksinohen edhe lojtarët, por duket se jo të gjithë janë dakord me këtë procedurë.

NBA është përpjekur që të angazhojë në këtë fushatë disa nga yjet e saj, por pa shumë sukses. “Unë besoj se shumica e lojtarëve do të vaksinohen. Vaksinimi është një vendim personal, jo i detyrueshëm, por jam i bindur se basketbollistët do ta kuptojnë se do të jetë në interesin e tyre ta bëjnë këtë gjë”, tha Adam Silver, komisioneri i NBA-së. LeBron James, Chris Paul, James Harden etj., kanë deklaruar se nuk kanë vendosur për vaksinën, duke thënë se për kryerjen e saj do të presin.

Related posts

ÇIFTELI dhe QELESHE/ Gjici surprizon delegacionin e Karabakut dhe zyrtarin e UEFA-s (FOTO)

Isa.Autor

Betejat në Shkodër e Kamzë, trajnerët zgjedhin ”luftëtarët”

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Messi i dhuron fitoren Argjentinës me tripletë dhe kalon rekordin e Pele. Triumfon Brazili

Delo.autor

Leave a Comment