Futboll La Liga Sport

Habit Pique/ Ankohet te Mbreti i Spanjës: Më kanë plaçkitur shtëpinë…

Gerard Pique është ankuar te Mbreti i Spanjës për faktin që shtëpia e tij në Barcelonës është plaçkitur gjatë kohës që ai kishte shkuar në Gjermani për të ndjekur koncertin e bashkëshortes Shakira.

Felipe VI i uroi fat ekipit kombëtar të Spanjës, përpara nisjes së tyre për në Rusi dhe mbrojtësi katalanas përfitoi nga rasti për ta bërë me dije Lartmadhërinë e tij për atë që i kishte ndodhur në banesë, në momentin që po i shtrëngonte dorën.

Në ato pak sekonda që pati mundësinë të fliste me Felipe VI, Pique i tha se shtëpia e prindërve të tij në fshatin ku ka lindur, Esplugues de Llobregat, pesë kilometra larg Barcelonës, gjithashtu ishte plaçkitur kohë më parë dhe ende askush nuk ishte arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Related posts

Milan dhe Raiola në një mendje: Të shitet Donnarumma, por me çfarë çmimi?

Sadik.Autor

Derby County skuadra me sezonin më të dobët në historinë e Premierë Ligës

Sadik.Autor

Mbrojtja e Milanit e jashtëzakonshme, 13 ndeshje pa humbje, 584 minuta pa pranuar gol

Q.Autor

Leave a Comment