Formula 1 Sport

Hamilton “FLUTURON” në Francë dhe rimerr kryesimin e renditjes në Formula 1

Lewis Hamilton kompletoi me triumf një fundjavë fantastike në Çmimin e Madh të Francës. Piloti britanik i Mercedes arriti të mbyllë i pari garën, pasi kishte regjistruar kohët më të shpejta në provat e lira dhe zyrtare, ndërsa tashmë ka rimarrë edhe kryesimin e renditjes për pilotë.

Menjëherë pas Hamilton u rendit Max Versttappen me Red Bull, ndërsa podium u kompletua nga piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikkonen. Vetëm vendi i pestë për Sebastian Vettel dhe një fundjavë për t’u harruar. Piloti gjerman i kokëkuqes, e nisi garën me një incident, që i kushtoi një penalizim prej 5 sekondash, duke bërë që të mos arrijë të futet as në podium.

Related posts

PAS NDRYSHIMIT TË PRONËSISË/ Sheikët e Newcastle do i japin 8 milionë paund trajnerit që të mos ulet në pankinë

Delo.autor

Yjet shqiptarë përballë pesë herë kampionëve të Botës

Sadik.Autor

LARGIMI I SARRIT NGA “BLUTË E LONDRËS”/ Ja shifrat minimale që ka paguar Juventusi

Delo.autor

Leave a Comment