Manchester United arrin më në fund marrëveshjen me Marouine Fellainin.
Mesfushori i cili aktualisht është i impenjuar me kombëtaren belge në Kupën e Botës, ka pranuar ofertën e Djajëve të Kuq për rinovimin e kontratës dhe shumë shpejtë do të firmosë marrëveshjen e re që do ta lidhë me 20-herë kampionët e Anglisë edhe për 2 sezonet e ardhshme.
Jose Mourinho dëshironte ta mbante me çdo kush në skuadrën e tij Fellainin dhe drejtuesit ja kanë plotësuar dëshirën teknikut portugez. Për lojtarin interesoheshin shumë klube duke filluar nga Valencia, Milani, Interi e Besiktasi që ishte dhe më pranë tij.