Futboll Sport

TOP 10 STADIUMET NË EVROPË/ “Etihad” i City-t i mposht të gjithë (FOTOT)

Cili është stadiumi më i mirë në Europë për t’u vizituar nga tifozët e futbollit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, sajti “Footy.com” është argëtuar duke bërë një klasifikim. Studimi ka analizuar impiantet në një ditë kur mirëpresin një ndeshje futbolli duke marrë në shqyrtim shtatë faktorë: çmimet e abonimeve për sezonin 2019/2020, standardet mjedisore, çmimet e birrës, teknologjia në dispozicion, funksionshmëria, transportet dhe në fund kapaciteti i stadiumit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rezultati i kërkimit thotë se “Etihad Stadium”, shtëpia e Mançester Sitit është i pari në Europë me 70 pikë, duke lënë pas shpine “Camp Nou” të Barcelonës me 63 pikë dhe “Allianz Arena” të Bajern Mynihut me 54 pikë. Më pas vijnë me radhë “Estadio Da Luz” i Benfikës me 53 pikë, “Gazprom Arena” i Zenitit me 53 pikë, “Red Bull Arena” i Salcburgut me 51 pikë, “Parc de Princes” i Paris Sën Zhërmenit me 48 pikë, “Allianz Stadium” i Juventusit me 44 pikë, “Turk Telekom Arena” i Gallatasarajit me 43 pikë dhe mbyll renditjen “Luminus Arena” i Genkut me 42 pikë, një xhevahir i vërtetë me 25 mijë vende.

Related posts

Botërori 2018/ Këta janë pesë lojtarët që u ka rënë vlera nga paraqitja SKANDALOZE

Isa.Autor

E VEÇANTË/ Luan kundër INTERIT, por ka një TATUAZH të Marco Materazzit

Isa.Autor

MERRET VENDIMI/ Gati ndryshimi i orareve në Serie A, ja kur pritet të nisin ndeshjet

Delo.autor

Leave a Comment