Futboll Sport

Heroi i Botërorit të vetëm anglez mund të jetë… gjerman. Zbuloni detajet…

Sir Geoff Hurst ka shkruar emrin e tij më gërma të arta në historinë e futbollit anglez pasi ka realizuar tre gola në finalen e Kupës së Botës 1966, kur 3 Luanët mundnin Gjermaninë Perëndimore 4-2. Por ish-sulmuesi dyshon se historia mund të ishte shkruar ndryshe pasi aim und edhe të kishte përfaqësuar kundërshtarët në atë takim…

Pas dekadash tashmë Hurst është bërë gati të kryejë një analizë ADN-je për të verifikuar dyshimet e tij. “Shumë, shumë vite më parë dëgjoja histori nga gjyshërit e mi nga ana e mamasë se kishim lidhje me një familje gjermane me mbiemrin Blick”, tha Hurst. “Kam qenë shumë i vogël por ky mbiemër më ka mbetur në mendje. Tani mezi po pres rezultatet e analizave. Sigurisht që nuk e kam bërë të ditur më parë këtë sepse nuk e di a do të pranohej në këtë vend, por lidhja me mbiemrin gjerman është”.

Testet e mëtejshme do të tregojnë tani se sa e afërt është kjo lidhje prej së cilës fare mirë ai mund të ishte quajtur edhe Gottfried Hürst… dhe të ishte rreshtuar krah Franz Beckenbauer-it e jo Bobby Moore-it në atë finale të luajtur në “Wembley”.

Në fakt, atë ditë Hurst shënoi 3 nga 4 golat e Anglisë duke i dhënë vendit që shpiku futbollin Kupën e vetme të Botës. Një zëdhënës i agjencisë që po kryen testet tha: “Do të ishte një shok i vërtetë për anglezët të merrnin vesh që heroi i Botërorit është në fakt një gjerman, por nga ana tjetër kjo do të shpjegonte më së miri aftësinë e Sir Geoff për të shënuar gola gjithmonë edhe kur ndodhej nën presion”.

Related posts

SHPESH HERË NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Jorginho “tradhton”: Nuk jam njeriu i Sarrit…

Delo.autor

A JE INTERIST? Kjo është përgjigjja e trajnerit të ri të Milanit

Delo.autor

NUK NDALEN NË MERKATO/ “Blutë e Londrës” i rrëmbejnë talentin Manchester United, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment