Futboll Sport

FUTBOLLI NË ZI/ Ish-trajneri i kombëtares SHQIPTARE humb jetën nga Covid-19

Një tjetër legjendë e futbollit botëror ka ndërruar jetë në këtë vit tepër tragjik.

Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Otto Baric është ndarë nga jeta pasditen e sotme (13 dhjetor) në moshën 88-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kroate, të cilat konfirmojnë se Baric humbi betejën e tij me Covid-19.

Ai ka vuajtur nga pneumonia dhe sipas informacioneve jozyrtare, goditja e fundit e legjendës së futbollit kroat u dha nga koronavirusi.

Baric udhëhoqi ekipin kombëtar shqiptar nga 1 korriku 2006 deri më 22 nëntor 2007.

Në 15 takime në krye të kombëtares kuqezi, Baric regjistroi 4 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK MONZA/ Ja klauzola e çuditshme që Galiani i ka vendosur sulmuesit Balotelli…

Delo.autor

DIKUR GRUMBULLOHEJ TEK SHPRESAT/ Mesfushori shqiptar do të përfaqësojë kombëtaren aziatike

Delo.autor

PAS POLEMIKAVE PËR ZËVENDËSIMIN ME DYBALAN/ CR7 takohet me trajnerin Sarri dhe ekipin në…

Delo.autor

Leave a Comment