Futboll Seria A Sport

Skriniar, deklaratë dashurie zikaltër/ Gati të nënshkruaj këtë marrveshje me Interin

Pas një sezoni të kaluar me fanellën e Interit, sllovaku Milan Skriniar është kthyer tashmë në një idhull të popullit zikaltër, sepse shihet si një mur i pakalueshëm. Ai është model edhe për deklaratat e tij, jashtë linjave diplomatike, por gjithmonë të sakta dhe bindëse.

I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, Skriniar përsëriti dëshirën e tij për të qëndruar në Milano, teksa më në fund shpërtheu: “100% qëndroj, nuk ka dyshime. Nuk mendoj për asnjë klub tjetër, sepse jam shumë mirë në Milano, me Interin.

Asgjë tjetër nuk ka rëndësi për mua. Nuk i di zhvillimet e merkatos dhe as nuk dua të flas për to. Nuk e di nëse Barcelona, apo klube të tjera më duan, por do të jem i sinqertë, ndoshta duke e përsëritur: kjo nuk më intereson, në kokën time ka vetëm Inter”.

Sipas mbrojtësit sllovak, ndërkohë, është ende herët për të folur për titullin: “S’është nevoja të flasim për këtë tani, jemi vetëm në qershor. Natyrisht, një klub si i yni mund të aspirojë vetëm maksimumin. Ne duam të jemi atje dhe të luftojmë deri në fund.

Pastaj, do të shohim se çfarë do të ndodhë në Champions. Do të jetë diçka e madhe për ta dëgjuar sërish himnin e Champions-it në stadiumin tonë. Mezi po pres që t’i përjetojmë këto netë së bashku me tifozët tanë. Ata meritojnë trofetë më të mëdhenj të gjithë Europës”.

Hipoteza e nënshkrimit të jetës me Interin nuk është aq e pabazuar: “Nuk është asgjë e pamundur, e shoh shokun tim, Marek Hamsik, i cili është bërë një flamur te Napoli. Pse të mos e bëj dhe unë të njëjtën gjë me Interin? Eshtë diçka shumë e mirë, nuk kam asnjë arsye për të menduar largimin nga këtu”.

Related posts

“KAM GABUAR”/ Wayne Rooney i kërkon falje familjes dhe klubit të Derby pas skandalit me dy biondet

Delo.autor

PANUCCI E KA HARRUAR/ BOMBERI KAVAJAS vazhdon të gjejë GOLIN në TURQI

Isa.Autor

KAOS TOTAL/ Barcelona kurrë kaq SHUMË nervoze, sa shumë kartonë për…

Isa.Autor

Leave a Comment