Futboll Sport

Historia e pabesueshme/ Ja si u grumbullua mbrojtësi francez!

Para se të uleni në vendet tuaja, fikini telefonat, vendosini mbi tavolinë, do të mbahen në një kuti, mund t’i merrni vetëm pas provimit. Meqenëse jemi në periudhë sezoni (shkollën e mesme ose universitetin), sa herë keni dëgjuar këtë fjali?

Nuk është rasti i Benjamin Pavard, mbrojtësi francez, që aktivizohet në Bundesligë me Stuttgart: “Unë ndodhesha në klasë duke marrë disa leksione për kursin e gjermanishtes, prandaj nuk mund ta përdorja telefonin për disa kohë. Kur dola nga kursi, pashë njoftime të panumërta mesazhesh nga babai, mamaja, shokët e mi, futbollistët e tjerë, por edhe nga njerëz që unë nuk i kisha parë prej vitesh. Ekrani i telefoni ishte duke më shpërthyer. Çfarë po ndodhte? Trajneri i Francës kishte vendosur të më grumbullontë në Botëror. Nuk po arrija dot ta besoja, ngela pa fjalë”.

Me dëmtimin e Sidibes, zgjedhja e Pavardit ishte dicka që pritej: ai mund të luajë në mes, nuk ka problem të përshtatet në krahun e djathtë dhe ka lënë përshtypje pozitive me mënyrën e të shënuarit dhe fakti që mund të luajë me të dyja këmbët.

Related posts

MOMENTE NERVOZIZMI TEK PSG/ Mbrojtësi godet stendën dhe largohet i nervozuar gjatë ndeshjes

Delo.autor

“PLESHTI” APO CR7? Del Bosque bën zgjedhjen për lojtarin më të mirë në histori

Delo.autor

Rrëfimi i Igli Tares: Me Guardiolën flasim me mesazhe, Roberto Baxho është komplet…

Sadik.Autor

Leave a Comment