Futboll Sport

RUSI 2018/ Trajneri i Islandës humbet valixhen, ngatërroi autobusin…

“Hirushja” Islandë humbet këpucën, përkundrazi valixhen! Heimir Hallgrímsson, trajneri-dentist që i ka bërë të ëndërrojnë ishullorët, ka një kompjuter që është bërë i famshëm ku ka 20 vite të punës së tij, gjithçka që e ka ndihmuar të arrijë deri në elitën që përfaqëson Kupën e Botës: taktikë, shënime, prezantime për lojtarët dhe tifozët para ndeshjeve. Dje pasdite, përpara se të nisej për në Rusi, vuri re se në valixhen e tij nuk ishte kompjuteri i famshëm. I pashmangshëm ishte shqetësimi, për të dhënat e rëndësishme që mbarte. Por çfarë kishte ndodhur?

Hallgrímsson e kishte lënë kompjuterin në autobusin e gabuar kur skuadra u largua nga hoteli për të shkuar në aeroport. Gabimi u kuptua vetëm kur ekipi mbërriti në Rusi, por fatmirësisht u morën masa. Një funksionar i Federatës Islandeze të Futbollit ndaloi autobusin, që kur kishte mbaruar punën me kombëtaren funksionte si autobus linje dhe fatmirësisht kishte gjetur valixhen e trajnerit, të cilën e nisi urgjent për në Rusi, bashkë me kompjuterin e famshëm.

“Shpresojmë që ky të jetë gabim im i vetëm në Botëror, – tha Hallgrimsson, duke bërë shaka. – Nuk është e bukur që e nisëm punën në Rusi me këtë shqetësim. Jam i bindur që në ditët e ardhshme stafi im do të hakmerret.”

Related posts

Milan i Gattuso, skuadra që godet më shumë portën në Serie A!!!

Q.Autor

Mancini i përgjigjet keq ofendimit të tifozit dhe i kthehet me të njëjtën monedhë!!!

Q.Autor

“MË SHUMË HAPËSIRË PËR SANCHEZ?” Conte: Unë qesh, kur e dëgjoj këtë pyetje…

Delo.autor

Leave a Comment