Boks Sport

TRIUMFI I 24-T NË KARRIERËN E TIJ/ Joshua mbron titujt kampionë, mposht Pulev me “KO” në raundin e 9-të (VIDEO)

Boksieri britanik Anthony Joshua mbrojti titujt kampionë bote në peshën e rëndë, kategoritë IBF, WBA dhe WBO, pas triumfit me KO në raundin e 9-të ndaj rivalit bullgar Kubrat Pulev. Kjo sfidë u zhvillua në prani të 1000 fansave në stadiumin “O2 Arena” të Londrës.

Për Joshua ky është triumfi i 24-t në karrierën e tij, ku ka edhe një humbje, ndërsa për Pulev kjo ishte humbja e dytë në karrierë (ka edhe 28 fitore). Një sfidë e fortëdhe mjaft tërheqëse, por e dominuar nga boksieri britanik, që ishte më superior në ring.

Dy raundet e para ishin të mërzitshme, por në të tretin Joshua “zgjohet” dhe arrin të dominojë, duke hedhur në tapet rivalin bullgar. Raundet që e pasojnë janë më të ekuilibruar, me Joshua që administron epërsinë dhe është më agresiv se Pulev, që godet hera-herës.

Bullgari duket se rimerr veten në raundet 7-8, por Joshua rikthehet të dominojë në ring dhe në raundin e 9-të hedh sërish Pulev dy herë në tapet. Ai nuk ngrihet dot më dhe britaniku nis festën, duke triumfuar me KO dhe mbron titujt kampionë.

Këtë sfidë e ndoqi nga afër ikona e ringut Floyd Mayweather, me të cilin Joshua u përshëndet menjëherë pasi fitoi duelin.

Related posts

PRITSHMËRITË E MAN. UNITED/ Mourinho: Kjo është një luftë, mbetet vetëm për të luftuar

Isa.Autor

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Drejtuesit e Teutës hapin “thesin”, gati shifra e “çmendur” për fitimin e titullit

Delo.autor

SHOKOHET FUTBOLLI/ “JETË A VDEKJE”: Futbollistin e njohur e qëllojnë me 6 PLUMBA

Isa.Autor

Leave a Comment