Futboll Sport

Humbi Botërorin, mesazhi prekës i futbollistit argjentinas: Dhimbjet e dëmtimit nuk ishin asgjë

Të premten Manuel Lanzini mori një lajm shumë tronditës. Futbollisti u dëmtua në grumbullimin me kombëtaren argjentinase dhe kështu do të humbasë Botërorin, një ëndërr që ai thotë se e kishte që fëmijë.

Lanzzini ka këputur ligamentin dhe kështu që duhet të qëndrojë larg fushave për gati 6 muaj. Ndërkohë sot ai ka bërë reagimin e parë. Nëpërmjet rrjeteve sociale futbollisti i cili aktivizohet me West Ham ka shkruar një mesazh prekës:

“Ky postim është për t’iu treguar ju se ka më shumë vuajtje dhe dhimbje se ajo që më ka ndodhur atë ditë, sepse isha afër përmbushjes së ëndrrës që kisha ëndërruar që kur isha fëmijë, të luajë në Kupën e Botës. Tani nuk jam në gjendje ta bëj.

Përtej gjithë kësaj, unë u jam shumë mirënjohës që më keni dërguar mesazhe aq të këndshme dhe mbështetëse, dashuri dhe energji pozitive. Falënderoj familjen pasi ata gjejnë gjithmonë gjëra pozitiva pas kësaj dhe më kjo më bën të ndihem shumë mirë dhe mos të ndalem.

Gjithashtu dua të falënderoj kolegët e mi të cilët ishin përgjegjës për të bërë gjithçka që unë të ndihesha mirë dhe mos të kaloj një ditë aq të dhimbshme.

Jepuni atyre shumë forca dhe shpresë që ata të arrijnë qëllimin që e kishim nga fillimi. Të gjithë bashkë për një ëndërr.

Dhe po ua përsëris edhe njëherë, FALEMINDERIT për mbështetjen, tani mendoj për rikuperimin dhe të bëhem mirë për atë që do të më sjellë karriera në të ardhmen.”

 

Related posts

TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Pas një pasimi nga “Mbreti Egjiptian”, Firmino zhbllokon sfidën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

JAVA 22 NË SUPERIORE/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët (FOTO)

Delo.autor

NBA/ Telashe për Lakers, humbasin ndeshjen dhe LeBron

Delo.autor

Leave a Comment