Boks Sport Të tjera

KOMBËTARJA U-18/ Boksieri i talentuar shqiptar siguron medalje bronzi në Kampionatin Europian

Kombëtarja U-18 e Shqipërisë në boks po merr pjesë në Kampionatin Europian që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Kuqezinjtë përfaqësohen në këtë aktivitet me këta boksierë: Kristian Koço (52 kg) Flamurtari, Orgito Llaha (60 kg) Teuta, Ergys Toçi (64 kg) Teuta, Besjor Gjetaj (69 kg) Vllaznia, Santiago Selimaj (75 kg) Flamurtari, Arlind Cera (81 kg) Tirana dhe Arbi Haxhiu (91+ kg) Teuta. Përfaqësuesja e boksit në këtë event drejtohet nga trajnerët Enton Kikrri dhe Lazarin Vila.

Shqipëria ka arritur të sigurojë zonën e medaljeve me anë të Santiago Selimajt, i cili tashmë e ka hipotekuar bronzin.

Megjithatë boksieri i Flamurtarit do të kërkojë të sigurojë finalen, teksa do ngjitet më 20 nëntor në ring për ndeshjen gjysmëfinale, ku përballë do të ketë një kundërshtar ukrainas. Një paraqitje e shkëlqyer nga ky sportist, që arrin të ngjitet në podium në një event të rëndësishëm siç është europiani.

Ndërkohë Arlind Cera gjithashtu ka arritur të kalojë një tur, teksa ka triumfuar ndaj një rivali nga Bullgaria. Ndërsa boksierët e tjerë janë mundur që në ndeshjet e tyre të para.

Related posts

E TRISHTË/ Ngjarje e rëndë në Algjeri, futbollisti ndahet nga jeta gjatë lojës (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON SE ÇFARË I THA “PLESHTI” GJATË MIQËSORES/ Mesfushori Ribeles: Idiot, boll më godite

Delo.autor

TIRANA ME GJEST TË MADH/ “Bardheblutë” publikojnë pamjet nga momenti kur ndihmuan të prekurit e tërmetit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment