Futboll Sport

Humbja me Suedinë “kërcënon” Heung-min Son me 21 muaj ushtri

Korea e Jugut e nisi aventurën në Botërorin “Rusi 2018” me një humbje. Në ndeshjen kundër Suedisë, aziadikët duken pak, ose të paktën jo aq sa ishin pritshmëritë. Madje, edhe ylli i skuadrës, sulmuesi i Tottenham Heung-min Son, nuk spikati. Duke mos qarkulluar ai që vlen sa 50% e gjithë kontigjentit koreano-jugor, vështirë që shokët e ekipit të mund të zgjidhin ndeshjen, që në përfundim e kanë koleksionuar suedezët, falë vendimit të VAR. Tani lindin problemet, si për Korenë e Jugut, ashtu edhe për vetë yllin e Tottenham, Son. Një eliminim që në fazën e grupeve, për futbollistin e Spurs mund të nënkuptojë uniformën ushtarake.

Ashtu sikurse raportohet nga tabloidi “Guardian”, koha po skadon për Son. Bëhet fjalë për kohën në dispozicion për t’ju përgjigjur ftesës për në shërbimin ushtarak të Koresë së Jugut. Brenda moshës 28-vjeçare, çdo qytetar koreano-jugor duhet të kryejë gati dy vite shërbim ushtarak. Por, meqenëse ligji nuk është i njëjtë për të gjithë, për Son që është ylli i futbollit kombëtar, është miratuar një përjashtim, që do t’i lejojë të mos shqetësohet deri në verën e vitit 2019. Por, më pas, nëse e ardhmja e tij do të jetë me uniformë ushtarake, apo sportive me top, gjithçka mund të varet pikërisht nga rezultatet e Koresë së Jugut. Vetëm për motive të meritave të jashtëzakonshme në rezultate sportive, futbollisti mund të shmangë 21 muajt e shërbimit ushtarak në kazermë. Ja pse humbja kundër Suedisë mund të komplikojë shumë gjërat për Son.

Related posts

E BUJSHME/ “Sirena” gjermane, një klub i Bundesligës ndjek me interes yllin e Dinamos

F.autor

I JEP FUND AVENTURËS NË RUSI/ Bekim Balaj kryen vizitat mjekësore te klubi i ri…

Delo.autor

ZGJEDHJET E FSHF-SË DHE FINALJA/ Ekspertët e UEFA-s takim me kryeministrin Rama

Delo.autor

Leave a Comment