Futboll Premier League Sport

PËRBALLJE DRAMATIKE/ Wolves mposht me përmbysje Kampionët e Anglisë

Një përballje dramatike ajo mes Uolves dhe Mançester Sitit, e vlefshme për javën e 19-të të Premier Ligës. Vendasit e trajnerit Espirito triumfuan me përmbysje, 3-2, ndaj “qytetarëve” të Pep Guardiolës, duke i dhënë këtyre të fundit, një goditje të rëndë për sa i përket garës së titullit.

Stërling kaloi në avantazh Sitin në minutën e 25-të, ndërkohë që në të 50-tën, ylli anglez, realizoi golin e dytë, duke dyfishuar shifrat. Pavarësisht disavantazhit të dyfishtë, Uolves, nuk u dorëzua, teksa gjeti forcën për të përmbysur rezultatin. Traore, ngushtoi fillimisht diferencën në minutën e 55-të, ndërkohë që Jimenez, barazoi shifrat në të 82-tën. Për golin e fitores mendoi Doherti në minutën e 89-të.

Me triumfin e sotëm, e sotëm Uolves u ngjit në kuotën e 30 pikëve, duke mbajtur vendin e 5-të, ndërkohë që Siti ka arritur të sigurojë 38 pikë në 19 ndeshje, duke u pozicionuar në vendin e 3-të.

Related posts

KOMBËTARJA-21 PËSOI HUMBJEN E DYTË RADHAZI/ Kryetifozi i Prishtinës: Turp për Shqipërinë, festa pas fitores me Kosovën (VIDEO)

Delo.autor

MONAKO NË “KOHË TË VËSHTIRË”/ Yjet që mund të largohen

Isa.Autor

E BUJSHME/ U huazua për minuta, sulmuesi i Reali shënon një super gol (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment