Futboll Premier League Sport

I cliruar nga PRESIONI, Shaqiri/ Tani nuk kemi më FRIKË askënd

Xherdan Shaqiri mendon se Zvicra tani meriton më shumë respekt, pasi arriti të frenonte Brazilin në një barazim 1-1 në takimin e parë për dy skuadrat në Kupën e Botës. Edhe pse renditet e gjashta në klasifikimin e FIFA-s, Zvicra është parë nga shumë ekspertë si një skuadër që nuk ka shumë potencial dhe pothuajse askush nuk e kishte llogaritur që mund të befasonte Seleçaon.

Por mesfushori nga Gjilani thotë se tanimë skuadra e tij nuk i frikësohet askujt, pasi arriti të tregojë nivelin e saj kundër pesë herë kampionëve të botës që janë pretendentët e mëdhenj për të fituar Botërorin e sivjetshëm.

“Nuk kemim frikë njeri sepse i kemi cilësitë në skuadër për të fituar kundër kujtdo”, thotë për “The Mirror” lojtari i Stoke City. “Na nënvlerësuan të gjithë por ndoshta kjo ishte një gjë e mirë sepse na vuri nën presion për të bërë një paraqitje të mirë. Ne e dimë se çfarë cilësishë kemi dhe shumë prej lojtarëve tanë luajnë në kampionatet më të fortë në Europë prej disa vitesh tashmë”.

Tani Zvicra do të luajë kundër Serbisë dhe Kosta Rikës dhe Shaqiri, që pritet të lërë Stoken pas Botërorit për t’u bashkuar me Liverpool ose Tottenham, i ka idetë e qarta. “Sigurisht që duam të luajmë edhe më mirë se kundër Brazilit. Synimi ynë është që të kalojmë në fazën tjetër dhe në çdo ndeshje futemi për të fituar, edhe kundër një skuadre si Brazili e kërkuam këtë”, tha ai.

“Kur ata shënuan ne u përpoqëm të ruanim qetësinë dhe në fund arritëm të barazonim dhe të merrnim një rezultat të merituar. Besoj se 1-1 ishte një rezultat i mirë, por tani kemi dy ndeshje të tjera shumë të vështira. Kundër Serbisë nuk do ta kemi të lehtë, por kemi treguar se çfarë dimë të bëjmë kundër Brazilit dhe kemi besim se mund t’ia dalim”.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Biznesmeni i famshëm del hapur mbi Arsenalin: Po përgatis një ofertë që…

Delo.autor

MPOSHT KONKURRENCËN ME RIVALIN/ Arsenal gati 30 milionë euro për yllin…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Plas skandali te Polonia, portieri Szczesny fotografohet duke pirë cigare vetëm pak orë para…

Delo.autor

Leave a Comment