Futboll Sport

I etur për arritje, trajneri i Australisë mban me paratë e xhepit stafin teknik

Trajneri i Australisë Bert van Marwijk po shfrytëzon çdo mundësi për të mbajtur të karikuar stafin e tij teknik dhe skuadrën e “Kangurëve”.

Ish-nënkampioni i botës me Holandën ka vënë në dispozicion të gjitha të ardhurat e tij personale për të paguar bashkëpunëtorët e tij duke parë që Federata Australiane e ka njoftuar se nuk ka fonde të mjaftueshme për të mbajtur bashkë stafin teknik.

Edhe pse do të largohet pas “Rusi 2018”, holandezi është i vendosur të kualifikojë Australinë nga faza e grupeve.

“Kam nevojë për këtë gjë sepse nuk kam kohë. Kur ju doni të përmirësoni një ekip në kaq pak kohë kam nevojë të punojë me njerëz që më njohin mua”, deklaron van Marwijk.

Ky është turneu u tretë i Kupës së Botës që Australia merr pjesë dhe drejtuesit bashkë me lojtarët duan të arrijnë një tjetër rezultat historik pas skualifikimit në 1/16 në 2006 përballë Italisë.

Related posts

Kualifikimi dramatik i Kolumbisë, 2 tifozë ndërrojnë jetë nga infarkti

Isa.Autor

TRANSFERIMI I BONUCCIT/ RONALDO gjen një “MUR BBC” të ri tek JUVENTUSI

Isa.Autor

HAKMERRET ME ISH-KLUBIN NË MERKATO/ Marotta kërkon që t’i prishë punë Juventus, ja klauzola që i vendos

Delo.autor

Leave a Comment