Futboll Sport

SFIDA NDAJ MILAN NË EUROPA LEAGUE/ Celtic në kaos: Do ta kuptoja klubin, po të më kishte shkarkuar

“Në thellësi të zemrës sime nuk do ta kisha duruar,, por do ta kisha kuptuar klubin nëse do të kishte vendosur të më shkarkonte pas ndeshjes së të dielës”.

Kështu ka folur Neil Lennon në lidhje me momentin e vështirë që po kalon Celtic-u i tij, në prag të sfidës kundër Milan-it në Europa League.

Klubi skocez e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme.

“Jam mirënjohës për mbështetjen e klubit, që nuk i shkarkon trajnerët sa për t’i shkarkuar. Kemi patur shumë suksese dhe po kalojmë një periudhë të komplikuar, por ata na kanë qëndruar gjithmonë afër”.

“Natyrisht, jemi të zhgënjyer dhe të lënduar nga sjellja e disa tifozëve. E kuptoj zemërimin e tyre, por nuk shërben për asgjë një sjellje e tij dhe i bën keq më shumë lojtarëve”.

Related posts

Partizani gjen kundërshtar në Ohër, fikson miqësoren e parë ndaj ekipit maqedonas

Sadik.Autor

Neymar e bën like videon e Rita Orës në Kosovë

Q.Autor

EURO 2024/ Austria fiton duke bindur, 3 gola për 3 pikë

F.autor

Leave a Comment