Futboll Sport

Muaj pa u grumbulluar, Kaçe mesazh Panuçit: Dua të kthehem në Kombëtare!

Ergys Kaçe është një nga investimet më të mëdha të Kombëtares. Insistimi i ishmenaxherit të ekipeve kombëtare për ta afruar me kuqezinjtë, është një nga arsyet pse mesfushori kuqezi duhet të mbahet në vëmendje nga trajnerët e ekipit Kombëtar.

Fundi i edicionit të kualifikueseve, me ndeshjet kundër Italisë dhe Spanjës, ishte hera e fundit kur Ergys Kaçe ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren. Mirëpo, në deklaratat e fundit që ka dhënë në mediat greke, Kaçe ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer si kuqezi. “Është ëndrra e çdo futbollisti. Unë e kam objektiv personal dhe dua që të rikthehem në Kombëtare”, ka deklaruar Kaçe.

Merkato – Shqiptari luajti i huazuar te Panathinaikos në pjesën e dytë të sezonit. Mirë- po, duket që drejtuesit e kësaj skuadre kanë mbetur të mahnitur nga paraqitjet e tij. Së fundmi, mediat greke raportojnë për një tentativë të dytë të këtij klubi, me drejtuesit e tij, të cilët kanë kërkuar të bindin homologët e PAOK-ut për të lënë Kaçen që të rikthehet te Panathinaikos. Paraprakisht është ofruar 200 mijë euro për kartonin dhe një përqindje e kartonit të tij, ndërkohë që PAOK kërkon të paktën 400 000 euro.

Kampionati- Futbollisti kuqezi ka komentuar edhe paraqitjet e tij në pjesën e dytë të sezonit. “Unë do të rikthehem te PAOK, por dëshira kryesore është që të kem mundësinë të aktivizohem”, është shprehur mesfushori shqiptar në lidhje me huazimin që pati te Panathinaikos dhe vendimit të drejtuesve të PAOK për të mos ulur çmimin e tij.

Related posts

KATEGORIA E PARË/ Ndizet gara për SUPERIOREN, POGRADECI i bën nder BYLISIT

Isa.Autor

Benevento befason Juventusin/ Barazon rezultatin me Diabate (VIDEO)

Sadik.Autor

E bujshme/ Barcelona interesohet për Elseid Hysajn

Q.Autor

Leave a Comment