Futboll Seria A Sport

DEKLARATA PAS FITORES NDAJ MILANIT/ Allegri: Fitore e rëndësishme, tani presim një…

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, ka analizuar fitoren e marrë kundër Milan-it.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim sot, është gjithmonë Juventus-Milan. Ka qenë një ndeshje e bukur. Tani na mungon një fitore ose një barazim në rast se Napoli i fiton të gjitha ndeshjet”, ka thënë trajneri bardhezi.

“Dybala? Ka të drejtë të jetë i zemëruar, të gjithë duan të luajnë, por në atë moment duhej të bëja disa zëvendësime. Ndër të tjera, vinte nga një periudhë gjatë së cilës është stërvitur pak”.

“Kean? Edhe sot ka shënuar pasi është futur në fushë, është shumë i aftë në këtë gjë. Është një i ri që po bën mirë, duhet ta lëmë të qetë. Nga minuta e parë kundër Ajax-it? Të shohim, është një ndeshje Champions-i”.

“Ronaldo? Donte të luante sot, por i kam thënë se ishte më mirë që të mos e bënte. Të shohim si do të jetë të mërkurën”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Sevilla. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

BEFASON EVRA/ Francezi nuk lë REHAT as DERRIN, e LODH me ushtrime në …(VIDEO)

Isa.Autor

MERKATOJA E BUJSHME/ Manchester United gati të “thyejë bankën” për Maguire, ja shifra “galopante”

Delo.autor

Leave a Comment