Futboll Sport

Ibrahimovic: Unë di si fitohet, Suedia ka humbur pa mua

Zlatan Ibrahimovic e ka të vështirë ta pranojë faktin se ai nuk do të jetë mes “yjeve” të tjerë të futbollit në Botëror. Sulmuesi i Los Angeles Galaxy në Major League Soccer akuzon mediat suedeze si shkakun kryesor për mospraninë e tij në Rusi me përfaqësuesen nordike. Duke folur në vetë të tretë, 36-vjeçari duket mjaft i mërzitur me vendimin e Federatës Suedeze të Futbollit për të mos e grumbulluar.

“Të gjithë lojtarët më të mirë në botë janë atje, por Zlatani jo… duhet të ishte. Ky është mentaliteti i medias suedeze. Nuk kam një emër tipik suedez, nuk kam sjelljen e një suedezi, por sërish kam rekordin në kombëtare. Të luash në Botëror është diçka e madhe, sepse konsiderohet festa më e madhe në futboll.”

Për Ibran nuk ka asnjë interes për ta ndjekur Botërorin nëpërmjet televizorit. Fakti që ai ka fituar shumë trofe me çdo skuadër ku ka luajtur do të thotë se më e humbur në këtë rast do të jetë Suedia, që nuk do të ketë në përbërje një lojtar të madh me mentalitetin e fituesit.

U kam fituar shumë trofe. Kam luajtur me Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG-në, Manchester United dhe tani me Los Angeles Galaxy. Nëse nuk je një futbollist që bashkëpunon me shokët e skuadrës, pra je individualist ose egoist, si është e mundur që luan me ekipet më të mëdha dhe fiton gjithmonë? Unë e di si fitohet, më besoni! Dhe e bëj shumë mirë.

Suedia do ta luajë ndeshjen e parë në grup më 18 qershor kundër Koresë së Jugut, para se shkalla e vështirësisë të rritet ndjeshëm ndaj Gjermanisë kampione në fuqi dhe Meksikës.

Related posts

E pabesueshme: Perezi iu telefonon skuadrave evropiane, kërkon blerës për Ronaldon

Q.Autor

PARA SUPERSFIDËS/ Tifozët e Ajaxit “PUSHTOJNË” rrugët e Amsterdamit (VIDEO)

Delo.autor

“PRES NJË NDESHJE INTERESANTE”/ Flet mesfushori Kroos: Holanda ka krijuar një skuadër të frikshme

Delo.autor

Leave a Comment