Futboll Ligue 1 Sport

INSISTON “GARDIANI” I PSG/ Buffon: Është skandaloze që Neymari s’e ka fituar “TOPIN E ARTË”

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Buffon, beson se është skandaloze që bashkëlojtari i tij, Neymar, nuk e ka fituar ende Topin e Artë dhe mendon se braziliani dhe Kylian Mbappe mund ta dominojnë futbollin gjatë dekadës së ardhshme.

Buffon ka pasur mundësi që ta shikojë dhe ta vlerësojë nga afër talentin e dy bashkëlojtarëve të tij, Mbappes dhe Neymarit, të cilët konsiderohen si dy nga lojtarët më të talentuar të cilët mund të bëhen dominuesit e rinj të futbollit pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Italiani u largua nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës dhe e humbi kështu mundësinë të luante bashkë me Ronaldon, i cili u transferua nga Real Madridi në po të njëjtin afat kalimtar për 112 milionë euro.

Megjithatë, ish-portieri i Italisë insiston se ai nuk është penduar për këtë vendim të marrë pasi që mendon se Mbappe dhe Neymar duhet të konsiderohen dhe të vlerësohen në të njëjtin nivel me superyllin portugez.

“Kam luajtur me shumë kampionë dhe unë dëshiroja të luajë me të gjithë, edhe me të [Ronaldon]. Por, në Paris, nuk është se nuk ka aspak kampionë. Mbappe dhe Neymar janë në atë nivel”, ka thënë Buffon.

“Unë i them Neymarit se është një skandal që ai nuk e ka fituar ende Topin e Artë dhe se ai duhet të jetë i zemëruar për këtë gjë. Ai dhe Kylian kanë një talent të jashtëzakonshëm dhe mund ta dominojnë futbollin për dhjetë vitet e ardhshme”.

Related posts

Zlatko Dalic: Ky futbollist është “shpirti” i skuadrës që unë drejtoj

Sadik.Autor

(VIDEO) Shaqiri kërkon të bëjë “mrekullin”, tenton një goditje spektakolare

Q.Autor

LIVE/ Manchester United-Chelsea, Alonso barazon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

Leave a Comment