Futboll Sport

Ibrahimovic: Unë jam qen i punës. Ata që më urrejnë, më motivojnë…

Zlatan Ibrahimoviç thotë se gjithmonë kërkon më shumë urryes të tij, sepse kritikat kanë qenë forca shtytëse, pas suksesit të tij. Sulmuesi enigmatik ka ndeshur me mjaft polemika gjatë karrierës së tij. Mungesa e një medalje fituesi e Ligës së Kampionëve ka kohë që është përdorur kundër tij nga kritikët, pavarësisht se ka luajtur për sërën e klubeve të tilla si Manchester United, PSG, Barcelona, ​​Juventus, Inter, Milan dhe Ajax.

“Duhet të zemërohem. Unë duhet të jem shumë i zemëruar, – tha 36-vjeçari për “çështjen e trupit”, në një deklaratë tek ESPN. – Një mënyrë e mirë e të parit të gjërave është që ato është vështirë të përshkruhen. Vizioni, hapi i dytë dhe i tretë, çfarë do të ndodhë… Unë i parashikoj ato gjëra. Unë gjej kudo urrejtës, për të qëndruar i motivuar.

I përdor ata për të më dhënë energji. Kjo është ajo që kam pasur gjithë karrierën time. Kisha përballë njerëz, që nuk besonin tek mua. Kisha njerëz që thoshin se nuk do të bëhesha kurrë. Ata më gjykuan edhe para se të kisha një shans. Unë shtyja përpara, për të bërë gjithçka më mirë, nuk u kënaqa kurrë. Kështu vazhdova dhe mora atë energji. Por, problemi është se i bëj armiqtë e mi të bëhen tifozë. Kështu që unë duhet të kem më shumë urryes”.

Tani, 36 vjeç, Ibrahimovic është menduar të jetë pranë fundit të karrierës së tij, sidomos pas dëmtimit në gju, gjatë kohës së tij në Premier League. Por, suedezi thotë se nevoja për të përfillur ata që ishin përreth tij ishte vendimtare në rehabilitimin e fundit: “Trupi im është i përsosur. Unë jam si vera: sa më e vjetër, aq më e mirë. Unë e kam thënë: Mosha është vetëm një numër.

Kjo është e gjitha në kokën tuaj, se sa të fortë jeni, si e përgatitni veten. Bëj shumë stërvitje. Jam përgatitur shumë mirë. Ajo që kam arritur nuk më bën kurrë të kënaqur, sepse, kur ndihem mirë, dua të ndjehem edhe më mirë. Unë jam një qen i punës. Dëmtimi në gju ishte shumë i çuditshëm, sepse kurrë nuk kam pasur një të tillë të madh.

Kur ndodhi, edhe unë thashë me vete: Nuk jam i lënduar dhe u përpoqa të ecja menjëherë. Mendova se ishte vetëm një plagë e vogël, apo diçka. Por, të nesërmen gjuri u fry. Bëra kontrollet mjekësore, të cilat treguan se çdo gjë ishte jashtë parashikimeve të mia.

Pastaj, hajde dhe dëgjo të gjitha komentet: Është dëmtim i rëndë, kërkon kohë të gjatë për t’u rikthyer. Ibra kurrë nuk do të kthehet më. Kurrë nuk do të jetë ai që ishte. Kështu kujtohen armiqtë dhe të motivojnë. E gjitha kjo më jepte energji, të gjithë ata njerëz që flisnin.

Kështu që thashë: Jam unë, që vendos se kur e ndaloj futbollin. Jam unë, se si do ta përfundoj këtë histori. Unë nuk do ta përfundoja karrierën si futbollist me një histori lëndimi. Do të largohem nga futbolli i luajtur ashtu si unë dua. Kur të largohem, do të ndjehem ashtu si kur fillova të luaja, i fuqishëm dhe i përsosur”.

Related posts

“NUK KA FUTBOLL NË PRILL DHE MAJ”/ UEFA vendos: Ja kur do të rinisin kampionatet

Delo.autor

Klopp nis misionin për “rrëmbimin” e sulmuesit brazilian

Delo.autor

NGA PAGAT TEK KARBURANTI/ Lushnja kushton 35 mln lekë, ja si ndahet buxheti…

Delo.autor

Leave a Comment