Futboll La Liga Sport

Pepe BEFASON me deklaratën për Ronaldon/ Të luash me CR7 është një…

Mbrojtësi i Portugalisë, Pepe, e cilësoi si një privilegj të madh për kombin e tij, që të ketë një lojtar si Cristiano Ronaldo, duke thënë se starti me tre gola në Kupën e Botës nuk erdhi si befasi.
Ronaldo e “vodhi shfaqjen” shumë herët, në debutimin e luzitanëve në Rusi, duke shënuar një “hat-trick” për barazimin 3-3 ndaj Spanjës, të premten e kaluar.

Por, kjo shfaqje, e vulosur me një goditje të mahnitshme në minutën e 88-të për barazimin, nuk ishte befasuese për ish-bashkëlojtarin e Ronaldos te Real Madridi, Pepe. “Për mua, nuk është asgjë e re, – tha ai të martën.

– Kemi pasur një ndeshje fantastike dhe ishte shumë i rëndësishëm fakti që ai është aq i përulur në fushë dhe po punon për të ndihmuar ekipin. Ne jemi shumë të kënaqur me të, edhe me punën e lojtarëve të tjerë. Ne punojmë me një qëllim të vetëm, për të nderuar vendin tonë dhe fanellën që mbajmë veshur”.

Ronaldo ka tashmë 84 gola ndërkombëtarë me Portugalinë. Pepe, kombëtarja e të cilit do të përballet sot me Marokun, tha se ishte një nder të luante përkrah Ronaldos: “Ai është shumë i lumtur të jetë me ne dhe na mbush plot besim çdo ditë, në çdo ndeshje. Është një privilegj për ne, për krejt Portugalinë, që të kemi një lojtar si Cristiano Ronaldo”.

Related posts

MAN UNITED NË KAOS/ ROONEY mbështet MOURINHON: Ai e di se çfarë duhet të…

Isa.Autor

VAZHDON PËRFORCIMET PËR MERKATON/ Real Madrid gati për blerjen e katërt në Premier tek…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Titullari i Atletico Madrid kalon Covid-19, por mbeten edhe 4 të tjerë të infektuar

Delo.autor

Leave a Comment