Futboll Seria A Sport

Inter arrin akordin me Malcom, pagesa pas Qershorit

Drejtuesit e Interit vijojnë punën në merkato për të përforcuar skuadrën, në kuadër të sezonit të ardhshëm, por nëjkohësisht duke llogaritur edhe pengesën Fair Play Financiar.

Kështu mediat sportive në Itali raportojnë se zikaltrit kanë arritur një akord me sulmuesin brazilian të Bordosë, Malcom, ndërsa tani po negociohet me skuadrën franceze.

Të hënën në mbrëmje Drejtori Sportiv i Interit darkoi me homologun e tij te Bordoja dhe negociuan për çmimin dhe formulën e transferimit. Zikaltrit kanë marrë miratimin e lojtarit, që menaxhohet nga Kia Joraabchian, një agjent që ka marrëdhënie të mira me grupin Suning.

Me dëshirën e Malcom në xhep, Ausilio i ka ofruar Bordosë 40 milionë euro, por me kushtin që pagesa të bëhet pas muajit qershor, kohë kur Interi ka mbyllur llogaritë me Fair Play Financiar.

Related posts

TRONDITET MILAN/ Portieri Donnarumma pranon ofertën stratosferike të Juventus. Kushti i vetëm është…

Delo.autor

FORMULA 1/ Versttapen: Xhiro e fundit ishte një makth, më zuri ngërçi në këmbë kur i jepja makinës

Delo.autor

MILANI NIS FESTËN/ Kuqezinjtë transferojnë mesfushorin e Chelsea (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment