Futboll Sport

INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Kashami: “Ky është Botërori i SURPRIZAVE, dënimi i Skënderbeut ishte…”

Botërori “Rusi 2018” është në fazën përmbyllëse sa i takon sfidave në grup të 32 përfaqësuesve në mbarë globin. Kjo ngjarje spektakolare sportive ka prodhuar shumë diskutime, rezultate surprizë por edhe risi në saj të organizimit dhe implementimit të teknologjisë së avancuar.

Për të folur më gjërësisht më këtë AlpeNews.al ka pregatiur një intervistë ekskluzive me trajnerin Ndriçim Kashamin. Kavajasi do të flasi për gjithçka ka prodhuar Kupa e Botës por sigurisht edhe për aventurën e tij të re në futbollin shqiptarë.

Intervista e plotë me Ndriçim Kashamin:

Z. Kashmi, ngjarja më e madhe sportive në glob “Botërori” erdhi dhe ka prodhuar rezultate befasuese. Ç’mendim keni për këtë?
Janë situata të ngjashme me të botërorëve edhe të më perparshem, ku disa ekipe të mëdha shfaqin ngërç dhe disa të vogla japin maksimumin.

-Mendoni se ky botëror që po zhvillohet në Rusi mund të jetë vrastar për ekipe si Gjermania por edhe Argjentina?
Po ti bazohemi historisë së dy botërorëve të fundit, po ndodh një lodhje, mbingopje , apo dhe mendjemadhësi apo mungesë përkushtimi.

– Eshtë çështje ngopje nga lojatarët, apo trajnerët nuk po dinë ti marrin maksimumin lojtarëve që kanë në dispozicion?
Ka grupe lojtarësh që nuk janë në gjendje të japin maksimumin dhe tranjerët e kanë të vështirë ti menaxhojnë.

– Çfarë mendimi keni për mënyren sesi po organizohet kjo Kupë Bote në Rusi ( terrenet sportive, tifozët) po i arrijnë ata pritshmëritë?
Duhet të gjendet një skemë për shtimin e numrit të ekipeve europiane. Vetëm kur e mendon që nuk merr pjesë Italia apo Holanda…

– Cili është ekipi më i mirë në saj të paraqitjeve të deritanishme dhe në saj të organikës së lojtarëve?

Kroacia, pasi ka nje ekip te kompletuar dhe me ekulibra. I referohem mesfushës fantastike Rakitic, Modric.
– Sa i takon implementimit të sistemit VAR. Duhet apo e zbeh bukurinë e futbollit?
Është shumë i drejtë, e ndihmon meritokracinë. Nuk e prish futbollin.

-Sipas jush kush do të triumfoi në këtë kampionat botëror?
E vështirë të përcaktohet, por do jetë një ekip elitë dmth që ka fituar trofe edhe më parë.

– Së fundmi flasim pak per karrierën tënde…Nga nje lojtarë i sukseseshem tek Besa e Kavajes dhe me pas edhe si trajner. (Luzi dhe Apollonia) tani je pjese e Beslidhjes. Çfarë mund të thuash për kontratën me lezhjanet?

Është një projekt për ngjitjen në Superiore dhe për kultivimin e talenteve të reja. Sigurisht që do të jetë i shkallëzuar dhe i kujdesshëm në të dy pistat, kampionatit dhe talenteve.

– 172 kilometra dhe kundershtarë do të keni skudra si Vllaznia, Besa por pse jo edhe Egnatia..sa e veshtirë do të jetë?
Çdo ndeshje ka vështirësi, por nuk trembemi nga askush.

– Cfarë mendimi keni për dënimin e Skenderbeut dhe sa dëmtohet integriteti i futbollit shqiptar me dënimin e korçarëve?

I padrejtë, kështu vuajnë ekipet e vendeve të vogla. Do japi një impakt negativ tek të gjithë ekipet shqiptare.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

E ARDHMJA E VIDAL NË DILEMË/ Agjenti i mesfushorit kilian: Ai do të rikthehet shumë shpejt në fushë, kërkon të fitojë…

Delo.autor

SPECIALE/ Efekti Ronaldo dhe rikthimi i kampionatit italian në elitën e futbollit botëror

Isa.Autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Barcelona-Atlecio Madrid, të dy ekipet në “luftë” për finalen

Delo.autor

Leave a Comment